Një varg kilometrik automjetesh është formuar në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan.

E njëjta situatë përsëritet çdo fundjavë ku shumë qytetarë udhëtojnë drejt Pogradecit, Korçës ose bregdetit shqiptar. Rrethrrotullimi i Bradasheshit, siç tregojnë të dhënat e Google Maps në orën 18:30, është më i ngarkuari dhe vlerëson se nevojitet mbi 1 orë për të kaluar këtë segment.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe është duke menaxhuar situatën.