Report Tv denoncoi abuzimin me çmimin e vajit të misrit, thirrja e Braçes: Blini vajin tonë të ullirit, i jashtëzakonshëm për t'u ushqyer dhe kursyer

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas vëzhgimit të Report Tv nga gazetarja Eliza Gjediku për abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet. Me anë të një video në Facebook, Braçe i bën thirrje qytetarëve që të blejnë vaj ulliri në vendin tonë në mënyrë që të kursejnë dhe të ushqehen shëndetshëm pasi shitet 100-150 lekë më lirë se vaji i misrit.

“Çfarë t’ju them? Natyrisht që Bordi i çmimeve bëri mirë që vuri në kontroll çmimin e vajit të lulediellit, por mesa duket qenka kompensuar me çmimin e vajit të misrit. E kisha dëgjuar edhe këtë fakt. Bordi bëri një ushtrim jetik për vajin e lulediellit, analizoi blerjen dhe vuri nën kontroll çmimin. Një thirrje kam, nga Lushnja në Divjakë, Berat, Fier, Dumre, sipër në Lezhë keni vaj ulliri me 400-450 lekë/litër. Sa të blini vaj misri me 500-550 lekë, shkoni e blini vajin tonë të ullirit, është i jashtëzakonshëm për t'u ushqyer dhe për të kursyer siç duket qartë nga çmimet tani”, tha Braçe.

Nëse përpara se të niste lufta dhe kriza e çmimeve, vaji i misrit shitej nëpër supermarkete dhe dyqane ushqimore 240 deri në 280 lekë litri, një vëzhgim i Report Tv zbulon se çmimi sot ka kapërcyer në vlera rekord prej 450-500 lekë për litër. Në muajin maj vaji i misrit është zhdoganuar me 228 lekë litri, ndërkohë që qytetarët po e blejnë deri në 500-550 lekë, pra 2 herë më shumë sesa çmimi me të cilin importohet.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në total nga janari në maj janë zhdoganuar 474.870 litra vaj misri, me çmim mesatar 245 lekë/litri. Çmimi më i lartë i importit është regjistruar në muajin mars me 366 lekë/litri, muaji ku lufta në Ukrainë, tronditi tregjet ndërkombëtare duke shtrenjtuar menjëherë produktet ushqimore dhe jo vetëm.

Sipas të dhënave të Doganës, Shqipëria nuk ka kontrata importi të drejtpërdrejta me Ukrainën, Rusinë apo Bjellorusinë për vajin e misrit. Dy shtetet prej nga importohet vaji i misrit, janë Italia dhe Turqia, ku vetëm në 5 muaj janë importuar 283,774 litra nga Italia  dhe 165,585 litra nga Turqia. Ukraina që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të vajit të misrit, grurit dhe lulediellit, ka ulur furnizimet në Evropë, edhe shtetet kanë rritur çmimin e këtij produkti, por me dyfishim të vlerës, siç po ndodh në Shqipëri.

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arifi i genjyer: 02/06/2022 00:30

    DAKORT ORE ERION,,,POR VAJI I MIRE I ULLIRIT ESHTE 10.000 LEKE /LITRI,,,,KURSE AI VEGJETAL ESHTE 3600 LEKE/LITRI.....ME MIRE ESHTE TE GATUHET ME VAJ ULLIRI POR ESHTE ME I SHTRENJTE ,,,DHE NUK E BLEJME DOT O ERION,,,TI ERION SHKO E BISEDO ME EDI RAMEN DHE THUAJ TE ULE VAJIN E LULEDIELLIT,,,OSE DO VIJE POPULLI DHE DO TI HEQE BREKET.....

    Përgjigju
  • Iris: 01/06/2022 02:32

    Vaji i misrit eshte me i mire e me i vlefshem se ai i ullirit dhe vaji i ullirit mund te perdoret per skuqje e gatim, por me mase, sepse ka efekte anesore te demshme.Per te gjitha keto sa thashe me siper, mund te merrni info me te gjere e me te hollesishem ne Google,ose Bing.com.Sa per Bracen qe kerkon te blihet vaji vendas,O.K, por fshatareve u kushton shtrenjte procesi i vajit te ullirit qe nga kultivimi e deri te prodhimi e perpunimi sepse pervec te tjerave,perdorin plera kimike e pesticide ne ullinj qe supozohet te jene organike/bio dhe te nxjerrin prej tyre vaj organik/bio.Ulliri dhe vaji i tij qe te quhen organike duhet te pleherohen vetem me pleh organik shtazor/bimor.U qendrojne fermeret e Bracja ketyre kushteve? Jo! Sot ishte nje artikull po te /Shiptarja/ te rubrika/Sociale/ ku vete nje nga keta fermere, qe kane veshtiresi te shesin vajin,ankohej per cmimet e plerave kimike dhe pesticideve,ne mes te tjerave.Keto dhe te tjera dhe fitimi qe duan te nxjerrin tregetaret bejne realitet shprehjen /E lire kripa ne Durres,por e ha qeraja rruges/,ne kete rast per vajin.

    Përgjigju
  • Vaj Ulliri: 31/05/2022 12:27

    Ti me tre XXX te medhenj, kur nuk di, hesht thote nje fjale e urte. Ke ne Berat sa te duash vaj ulliri me 5-6 mije leke litri. Ndersa sa per ate qe vaj i ullirit nuk ben per te skuqur, e ke shume gabim. Ndoshta ti do ta perdoresh 10 here nje vaj pa nderruar, dhe eshte e vertete, ai vaj nuk ben. Vaji per te skuqur perdoret vetem nje here dhe pike.

    Përgjigju
  • xXx: 31/05/2022 10:09

    Përdorni vetëm vaj ulliri,zhdukini vajërat e tjerë nga tavolinat tuaja...Edhe guzhina mesdhetare ndaj është më e mira në botë,se përdor vetëm vaj ulliri...

    Përgjigju
    • XXX: 31/05/2022 11:31

      Raku, vaji ullirit nuk ben per te skuq. Po e skuqe behet i dëmshëm. Po rrotat e budallenjve si ty e Braçe sdini cfare flisni.

  • Xhuxhi: 31/05/2022 09:59

    Braceeee po voj ullinit kushton dyfish mer mjeshter... jo po te blejm vaj motorri.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave