Abuzimi seksual me 14-vjeçaren, Spiropali i kundërvihet PD: Të dëshpëruar, vajza është marrë në kujdes psikosocial dhe shëndetësor

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali ka reaguar sot për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku një e mitur është përdhunuar në grup nga bashkëmoshatarë të saj. Teksa e ka cilësuar rast të tmerrshëm, Spiropali ka bërë më dije se prokuroria do të hetojë deri në fund dhe se vajza është marrë në kujdes psikosocial dhe shëndetësor. Ajo ka akuzuar më tej Partinë Demokratike, duke u shprehur se po e përdor këtë ngjarje për politikën e saj.

Nuk u besoja syve kur lexova deklaratën e PD-së, është dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar që nuk ngurron të përdorë edhe raste të tilla për ushqimin politik të ditës. Policia e Shtetit në momentin që ka marrë denoncimin ka filluar menjëherë hetimin, personat e përfshirë janë duke u hetuar nga prokuroria dhe të jeni të sigurt që prokuroria do bëjë detyrën e saj, ndërkohë që vajza është marrë në kujdes psikosocial dhe shëndetësor.

Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin

Spiropali u shpreh në fund se raste të tilla fatkeqësisht ndodhin edhe në vende shumë të zhvilluara, por sipas saj asnjë parti politike nuk del ta përdorë rastin për politikë dhe për të gjetur fajtorin te qeveria.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare