ITALI-Gjykata ka dënuar me 10 vite burg një shtetas shqiptar 36-vjeçar, i cili dhunonte dhe  abuzonte seksualisht një shtetase ukrainase, prej një kohe të gjatë.
 
Sipas mediave italiane, të cilat nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit, ai është akuzuar dhe dënuar për dhunë seksuale, përndjekje dhe plagosje ndaj ukrainases.
 
Gruaja e cila e ka denoncuar 36-vjeçarin dhe në deklaratën e saj në prokurori, është shprehur se nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie me të, por e kishte njohur përmes një miqësie të përbashkët.
 
Shqiptari ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj ukrainases, ku në një rast në vitin 2015, i ka thyer hundën dhe më pas kishte abuzuar seksualisht me të.
 
Ndërkohë gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për një dëmin me 10 vite burg, për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com