Abuzuesi seksual arrestohet 40
vite pas ngjarjes, ditari “dëshmitar”

Abuzuesi seksual arrestohet 40<br />vite pas ngjarjes, ditari “dëshmitar”
Shoferi i autobusit të një shkolle është arrestuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë vite më parë, falë ditarit të saj.

Esther Hoad është abuzuar për dy vite me radhë nga mosha 14 deri në 16 vjeçare  nga Evan Jones, i cili e dërgonte çdo ditë në shkollë.
 
Ajo e ka dorëzuar ditarin e saj në polici në vitin 2014 ndërsa Jones, 71 vjeç prej tre vitesh vuan dënimin.
 
Esther, tashmë nënë e dy fëmijëve është shprehur: “Kur ndodhi abuzimi i parë jam ndjerë fatkeqe. Ndihesha me faj se kisha tëhequr gjithë këtë vëmendje të padëshiruar për mua. Strukesha në makinë, ndërsa ai më prekte apo më fliste. Urreja veten për pafuqinë që kisha ta ndaloja atë. Tani që jam rritur e di se është një fajësim i gabuar, por atëherë nuk mund ta shikoja ndryshe."

Esther ju drejtua policisë vetëm në vitin 2014, pasi i kishte rrëfyer përvojat e saj para një psikologu.

U deshën 40 vite që Esther në moshën 52-vjeçare më në fund të merrte guximin të denonconte.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran