Holanda duket se ka arritur të bindë edhe disa vende të tjera të BE-së, ndër to edhe superfuqitë europiane, për shtyrjen e dhënies së stautsit të vendit kandidat për Shqipërinë. Duke na shkaktuar kështu një tjetër vonesë, këso herë jo për fajin tonë. Disa muaj “zbor holandez” nuk do të na disiplinojnë e as nuk do të na bëjnë më pak të korruptuar. Veçse mund të na shtojnë adrenalinën për të bërë më shumë zhurmë në përpjekje për të gjetur fajtorin. Qeveria do të jetë e detyruar të japë provën e fundit të angazhdimit të saj praktik në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke kthyen sundimin e ligjit në vend, duke çuar para drejtësisë të gjithë ata për të cilët ka prova se kanë abuzuar me pushtetit. Dhe beteja sapo ka filluar. Brenda pak kohe kemi një angazhim në rritje të Qeverisë për të luftuar informalitetin e shfaqur hapur në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.
Opozita do të bërtasë duke akuzuar Qeverinë, por më kot. Vetë opozita e ka shfajsuar Qeverinë qyshkurse i dha paraprakisht vetes meritën për marrjen e statusit në Dhjetor. E nëse statusi nuk merret opozita duhet të marrë mbi vete edhe përgjegjësi, për nivelin e lartë të pabesueshmërisë që ka krijuar te partnerët ndërkombëtarë. Duke kuptuar se kjo nuk paska qenë vetëm punë letrash.
I kemi konsumuar të gjitha vonesat për fajin tonë. E kemi sharë njëri-tjerin e si kemi lënë gjë pa thënë. Më në fund i kemi bërë detyrat që na kanë dhënë. Është hera e parë në vitet e këtij tranzicioni kur nuk duhet ti biem më qafë vetes. Ne e dimë se kemi mijëra gjëra për të perfeksionuar në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Por nëse “kolonelëve holandezë” u teket të na bëjnë zvarritje ne “ushtarëve shqiptarë” nuk është faji ynë. Kemi bërë rolin e ushtarit vazhdimisht në marrëdhëniet me të huajt.
Shpesh duke denigruar vetveten. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë të këqija prej superfuqisë së mesjetës. Ndonjë të mirë mund ta kemi pasur. Pos disa lidhjeve të fillimshekullit, kur në Shqipëri pati një prezencë diplomatike holandeze, shqiptarët krijuan një simpati në rritje për futbollin holandez të fillimviteve 70-të, ku për herë të parë u krijua një kontigjent tifozësh. Që prej asaj kohe shqiptarët e kanë parë me simpati jo thjeshtë futbollin holandez por edhe vetë Holandën.
Marrëdhëniet politike të Shqipërisë me Holandën nuk është se kanë qenë ndonjëherë prioritare. Për arsye gjeopolitike dhe interesit jo të madh politik të Holandës për rajonin e Ballkanit. Por nëse jo prioritare ato kanë qenë në kufijtë e normales. Që Holanda nuk e ka inatin me Shqipërinë kjo dihet. Por për ne shqiptarët nuk ka rëndësi se me kë e ka inatin Holanda, as sa ka rëndësi fakti se bllokimi i statusit do të na shkaktojë vonesa të tjera në rrugën drejt BE-së. Holanda po krijon një çast historie të trishtë në marrëdhëniet me Shqipërinë. Një histori që shqiptarët nuk do ta harrojnë lehtë, derisa të paktën të mundur në fushën e blertë kombëtaren holandeze. Tjetërkund nuk kemi ku të “hakmerremi”.
Ne e dimë se kush jemi dhe çfarë meritojmë. Ne e dimë se vonesat i kemi prodhuar vetë, korrupsionin e kemi prodhuar vetë, krimin e organizuar po ashtu, administratën e kemi qelbur vetë. Por prapseprap jemi në të drejtën e Zotit të pyesim çfarë dreqin ka Holanda? Jemi lodhur me fjalë të përgjithshme, diplomaci të pazbërthyeshme. Ne e dimë se duhet luftuar korrupsioni por nuk dimë se kush është i korruptuari. Sepse kjo është çështje drejtësie, e drejtësia është e vështirë për tu bërë. Nëse holandezët e dinë le të na e thonë troç, që të mos djegim jorganin për dy-tre pleshta.
Holanda duhet të qartësojë qëndrimin për të mos futur ngatërresa në Shqipëri, me fjalë të përgjithshme si “luftë kundër korrupsionit”, “zbatueshmëri në praktikë” etj. Kemi parë, si rallëherë, një aktivizim intesiv të diplomacisë shqiptare, për të siguruar mbështetjen për statusin. Edhe pse shkëlqimi i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati nuk ka mjaftuar për të neutralizuar inate të vjetra europianësh që nuk dihet se nga vijnë. Kemi pasur si asnjëherë tjetër një trekëndësh të fuqishëm lobues: Kryetari i Kuvendit-Kryeministri-Ministri i Jashtëm.
Është për të ardhë keq që na ka munguar aktivizimi i Presidentit të Rebublikës si garanci në luftën kundër korrusipnit, nga pozicioni i kreut të gjyqësorit. Është kaq e rëndësishme kjo pasi në “zbatimin praktik” që kërkon Holanda më i rëndësishëm është Prokurori i Përgjithshëm se sa gjysma e Qeverisë, më e rëndësishme është Drejtësia se sa Qeveria. Kjo e fundit nuk mund të ndëshkojë penalisht as edhe një cironkë. Ky është sistemi që kemi zgjedhur.
Shqipëria po vuan intersinë e pabesueshmërisë që la Qeveria e shkuar, me të gjitha pasojat e saj dhe në kuptimin më të plotë të fjalës. Vështirë të gjendet ndonjë argument bindës për të bërë përgjegjëse një qeveri që sapo ka mbushur tre muaj. Edhe pse brenda saj ka lojtarë të lodhur që në start, që luajnë dobët dhe kërkojnë të kompensohen duke lëshuar njoftime pa vlerë në publik. Ne shpesh kemi promovuar gabimisht edhe lëvizje graniturë.
Takime pa rëndësi personazhesh që të kujtojnë “përsheshin me kos”. Po s’kemi ç’të bëjmë, nuk mund ti shmangim. Janë pjesë e mediokritetit tonë tradicional, rrufjanizmit dhe paaftësisë.
Acari holandez do të na bëjë të dridhemi gjatë. Duke na kujtuar kohën që kemi humbur, të vetmen gjë nuk kthehet mbrapsht. Ndërsa për politikanët sinjali është i qartë: kush prek shtetin ka prekur kohën e të gjithëve.
Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com