Adea Pirdeni do të jetë ministre e Administratës Publike, tashmë me portofol, pasi Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dy dekrete për shkarkimin e saj nga detyra e mëparshme dhe emërimin në postin e ri.
Me dekretin nr. 521, të datës 19 tetor 2026, Begaj ka shkarkuar Pirdenin nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Ndërsa me dekretin nr. 522, të së njëjtës datë, Presidenti e ka emëruar atë ministre të Administratës Publike.
Ndryshimi është se Pirdeni nuk do të jetë më ministre Shteti, por ministre me portofol. Të dy dekretet janë nxjerrë me propozim të Kryeministrit dhe parashikojnë hyrjen në fuqi menjëherë.
Dekretet i janë dërguar Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.
-
Zonja ministre e administrates,po ke kellqe beje administraten te punoj ndryshe mos mer persiper detyra qe si ben dot. ndrysho tatimet,sigurimet doganat gjith administraten me ligje dhe dekrete dhe kerkese llogarie
Përgjigju









Komente
Komento