Adelina Berisha s’merr pasaportën shqiptare, burokracitë që lanë pa luajtur volejbollisten e talentuar

Nuk është zgjidhur çështja e pajisjes me pasaportë shqiptare e volejbollistes që kishte ardhur nga Amerika për të përfaqësuar ekipin kombëtar në Kampionatin Europian të Volejbollit, që fillon nesër.

Regjistrimet e ekipeve pjesëmarrëse janë mbyllur dje dhe Adelina Berisha nuk do të luajë për ekipin e Shqipërisë U-19.

'Report Tv' është interesuar se ku ka ngecur procesi dhe arsyeja pse adoleshentja shqiptare nuk mund të luajë nesër për ekipin tonë kombëtar. Procedurat për nënshtetësi shqiptare nisën menjëherë pasi Federata shqiptare e volejbollit dha miratimin që Adelina të ishte pjesë e grupit kuqezi, pasi aftësitë dhe talenti i saj ishin shumë të mira.

'Report Tv' ka mësuar se pengesa kryesore fillimisht ishte marrja e nënshtetësisë për babain fillimisht e më pas për Adelinën. Shkaku kryesor është bërë vonesa e mbërritjes nga Italia e një certifikate lindje për babain e volejbollistes.

Si pasojë. Ministria e Brendshme e kishte të pamundur të plotësonte dosjen e nevojshme për nënshtetësinë, e cila do t’i dërgohej presidentit për lëshimin e dekretit të nënshtetësisë.

Babai i talentes, Isa Berisha, në një komunikim tjetër për 'Report Tv', shkruan:

Vajza ime amerikano-shqiptare 14 vjeçe, e vlerësuar nga trajnerët shqiptarë si një yll në rritje në volejboll, mori një ftesë nga Fedetara Shqiptare e Volejbollit për t’iu bashkuar ekipit të 19-vjeçareve. Por kjo mundësi u devijua nga veprimet burokratike me të cilat u ndeshëm në marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Adelina që prej katër javësh iu bashkua ekipit kombëtar duke u trajnuar. Por premtimet asnjëherë nuk u mbajtën.

Isa Berisha, babai i Adelinës

Biseda me të atin e Adelina Berishës

'Report Tv' ka kontaktuar edhe me presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, i cili ka sqaruar çështjen e Adelina Berishës.

Duke qenë minorene, ajo mund ta përfitojë nënshtetësinë vetëm nëpërmjet prindërve, të cilët kanë filluar procedurën normale të marrjes së nënshtetësisë. Në momentin që ajo do të jetë shtetase shqiptare, pse jo, mund të jetë edhe pjesë e ekipit kombëtar. Për Kampionatin Europian nuk bëhet fjalë, pasi është një çështje që u takon organeve të tjera dhe jo FSHV-së. Ajo është një vajzë shumë e talentuar, e cila në perspektivë do të jetë pjesë e ekipit tonë kombëtar.

Erli Pëllumbi, presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit

Në këtë çështje ka ndikuar edhe mosha e Adelinës, e cila është 14 vjece dhe procedura për minorenët është më e zgjatur në kohë.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Algre: 04/05/2019 11:03

    Ne Shqiperi po nuk dhe mizen je jashte loje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën