La Amerikën për Shqipërinë, volejbollistja Adelina Berisha rrezikon kombëtaren kuqezi

E kishte menduar se nuk do të kishte kaq e vështirë, por ja që Shqipëria ka burokracitë e veta. Adelina Berisha, volejbollistja shqiptare, me ftesë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, ka ardhur nga Amerika për të përfaqësuar ekipin kombëtar në Kampionatin Europian U-19, që zhvillohet në vendin tonë.

Por pavarësisht cilësive të saj dhe stërvitjes intensive që ajo po bën bashkë me grupin e vajzave, ka një problem: pajisja me pasaportën shqiptare. Gjithçka është bërë konform rregullave, por koha është e pamjaftueshme. Isa Berisha, për 'Report Tv', sqaron situatën:

Vajza ime u ftua për të luajtur me ekipin kombëtar. Që në momentin kur u telefonuam ne e pranuam këtë propozim pasi është nder për ne po ashtu jemi shumë të lumtur edhe në aspektin patriotik. Patëm disa probleme për sa i përket plotësimit të dokumetacionit dhe besoj se gjithçka tashmë është në rregull. Shpresojmë fort të ketë përparim në këtë pikë për të ecur përpara në marrjen e nënshtetësisë. Ne kemi më shumë se katër javë që jemi në Shqipëri. Por unë vetë kam ardhur në Shqipëri disa herë që prej muajit maj për të plotësuar të gjithë dokumentacionin, në mënyrë që Adelinës t’i jepej mundësia për të luajtur.

Isa Berisha

 

Adelina është e kënaqur me ambientin, me stërvitjen që bëhet dhe përkrahjen që i kanë dhënë vajzat kuqezi. Ajo është përshtatur shpejt dhe tani shpreson vetëm të luajë për ekipin kombëtar në Kampionatin Europian.

Volejbollistja Adelina Berisha

Unë vendosa të vij këtu pasi origjina ime është shqiptare dhe nuk kisha mundur të vija më parë. Ishte një arsye e mirë për të ardhur. Kam qenë shumë e interesuar të luaja për këtë ekip, pasi asnjëherë nuk kam luajtur në nivel ndërkombëtar. Është një gjë diçka fantastike që jam këtu që të luaj me këtë ekip dhe me këto vajza fantastike. Kam patur edhe oferta të tjera për të luajtur në Amerikë, por unë zgjova të vij e të jem pjesë e ekipit të Shqipërisë, pasi siç e thashë, origjina ime është shqiptare dhe kjo për mua është një eksperiencë fantastike. Jam shumë e lumtur që ata më ftuan të vij e të luaj për Shqipërinë dhe të stërvitem me ekipin. Do të jetë diçka fantastike plotësimi dokumentacionit dhe marrja e nënshtetësisë, gjë e cila do të më japë mundësinë të luaj në ndeshjet e ardhshme.

Adelina Berisha

 

Edhe trajneri i ekipit kombëtar Roland Tarja është i kënaqur me Adelinën dhe shpreson që ta ketë gati që në ndeshjen e parë.

Adelinën na e ka sugjeruar mikesha jonë Kristina Nikolli, që është pjesë e stafit të Kombëtares. Adelina është një vajzë e re 14 vjeçare, vajzë mjaft e talentuar. E shohim Adelinën si një vajzë e së ardhmes së volejbollit dhe kombëtaren tonë. Kemi filluar procedurat për ta pajisur me pasaportë shqiptare. Kemi hasu disa vështirësi, për arsye të procedurave dhe shpresojmë që këto 3-4 ditë të marrim përgjigje pozitive.

Roland Tarja

 

Kampionati Europian i volejbollit të femrave U-19 do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, nga data 1 deri më 9 shtator, teksa ndeshjet do të zhvillohen në Tiranë dhe Durrës.

Volejbollistja Adelina Berisha duke folur për Report TV

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë