Adelina Ismaili shtatzënë: Fytyrën
e fëmijës e kam parë në ëndë
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili mesa duket po shijon periudhën më të bukur në jetën e një gruaje, atë të shtatzënisë. Këngëtarja e adhuruar është në pritje të një fëmije. Bukuroshja nga Kosova gjithmonë gjithmonë ka qenë e rezveruar për sa i përket jetës së saj private.
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili mesa duket po shijon periudhën më të bukur në jetën e një gruaje, atë të shtatzënisë. Këngëtarja e adhuruar është në pritje të një fëmije. Bukuroshja nga Kosova gjithmonë ka qenë e rezveruar për sa i përket jetës së saj private.
Por në një intervistë për revistën ‘’Who’’, Adelina ka treguar gjithë emocionet që ka përjetur në momentin që ka mësuar që ishte shtatzënë.
“Telefonova të parin Valin. Pasi u sigurova mirë. Nuk mund të flisja, qaja nga gëzimi! Nuk mund të zbrisja një kat më poshtë ku ishte ai që t’i tregoja, e thërrisja të vinte tek unë lart. Nuk mbaj mend të jem gëzuar më shumë në jetë”. Por cili ishte reagimi i partnerit të këngëtares, njëkohësisht edhe menaxheri i saj dhe motrat? Adelina shprehet se,
“Vali e kishte humbur (qesh). Nuk besonte. Ishte njeriu më i ëmbël në botë, ta shikoje në ato momente. Tani kur e kujtoj, si një fëmijë i vogël që i ke dhuruar gjithë botën. Nuk e kam parë ndonjëherë ashtu, qeshnim si të çmendur të dy. Pastaj heshtnim dhe fillonim përsëri. Ema ishte e para që i tregova, as atë nuk mbaj mend ta kem dëgjuar më të lumtur në jetën time. Flisnim pa kontroll që të dyja dhe qeshnim. Zani (Zanfina) bërtiste andej “Oooh kush po bëhet maaaami?!” Nuk dija çfarë të flisja, nuk i kisha dëgjuar më të gëzuara ndonjëherë. Nuk dija çfarë të thoja, e kisha humbur dhe unë shumë. Gjë që s’më ka ndodhur gati asnjëherë (qesh). Qanim e qeshnim bashkë”. Të jesh prind nuk është natyrisht shumë e lehtë, nevojiten parapërgatitje të mëdha. Por, siç tregon këngëtarja, ka qenë e përgatitur prej kohësh për këtë moment dhe ka lexuar nisur që “prej punimeve shkencore, deri tek bestytnitë e gjysheve (qesh)”.
Ndonëse duhen edhe disa javë përpara se foshnja të vijë në jetë, tashmë Adelina Ismaili e ka të qartë fytyrën e saj.
“E kam parë në ëndërr që nga fillimi. Ka kaçurrela të zeza dhe është shumë beb energjik (qesh). Ka syçka të rrumbullakëta dhe faqe të kuqe”, teksa tregon se vogëlushi/ja e saj do t’i ngjajë Valit.
“Jo se nuk dua të më ngjajë mua, por jam shumë e sigurt që do të më ngjajë më shumë sesa duhet (qesh). Do doja të kishte sytë dhe qetësinë e Valit. Gjallërinë dhe buzëqeshjen time”. Por, ardhja në jetë e këtij fëmije nuk ndërpret planet e këngëtares së famshme për të bërë një ceremoni të madhe dasme. “E dua dasmën me bebushat tonë. Kam përshtypjen që në këtë mënyrë iu dhurojmë dhe një dashuri fëmijëve tanë. Një festë dashurie jo vetëm për ne të dy”.Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
70.9%
-
Të gabuar
25.4%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 5591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ku i gjeni lekët’, Lapaj kapet me deputetin e PD: 500 euro çdo ditë për ekranin led poshtë ballkonit të Berishës? Po makinat e tipit të fundit
30 Shtator, 22:52
-
Spahiu: Në Shqipëri 3 politikanë janë të paprekshëm, të tjerët plus Salianji janë të prekshëm
30 Shtator, 22:39
-
‘Nuk marrim pjesë’, Lapaj ironizon protestën e PD: U zunë me partnerin! Kur janë mirë bëjnë sikur s’të njohin, bëjnë marrëveshjet me Ramën
30 Shtator, 22:30
-
Spahiu: Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Ervin Salianji do ishte kundërshtar i tij
30 Shtator, 22:23
-
Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatët
30 Shtator, 22:19
-
Kaosi në Kuvend, Klosi: Luftuan për t’i treguar atij në ballkon se kush do jetë deputet! Nallbati: T’u dhimbsën karriget ty, mos trego përralla këtu
30 Shtator, 22:09
-
Ylli Pata: Cili është objektivi i 7 tetorit të Berishës?
30 Shtator, 21:55
-
Spahiu pyet: Nëse Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, pse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?
30 Shtator, 21:42
-
Trupat ushtarake izraelite fillojnë pushtimin e Libanit/ IDF zbarkon në kufirin jugor me tanke dhe artileri
30 Shtator, 21:40
-
Dënimi i Salianjit, Nallbati te '5 pyetjet': Hakmarrje politike! Lapaj: Drejtësia standard të dyfishtë
30 Shtator, 21:33
-
I akuzuari për tentim vrasjeje të Trumpit deklarohet i pafajshëm
30 Shtator, 21:32
-
Deputetët e opozitës dogjën karriget në Kuvend, Taulant Balla: E porositur nga Berisha! Të vendosur për të ecur përpara
30 Shtator, 21:30