Ademi: Biseda me Yuri Kim, miqësore! Vizitën në Shkodër të Lleshajt e mësova nga televizori! (VIDEO)

Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për Report Tv foli për bisedën e saj miqësore me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ndërsa tha se vizitën në Shkodër të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, e mësoi nga media.

"Nuk jam ndjerë mirë, unë e njoh ministrin para se të bëhej ministër. E dinë çfarë ne bëjmë ne territor, mendoj se kryetari nuk duhet ta marrë vesh nga televizori se ministri është në territor", tha Ademi. Megjithatë, ajo tha se ministri i vlerësoi masat e marra, pasi në vizitën e tij në Shkodër ditën e hënë konstatoi se në tregje kishte më shumë shitës se sa blerës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Votana Ademi për Report Tv: Nuk kam parë ndihma të qeverisë për Shkodrën, duhen më shumë testime dhe shkëmbim informacioni

1586423668_ademi.jpg

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Votana Ademi vlerëson masat kufizuese të qeverisë pasi thotë se ato janë vendime që vijnë nga grupet e ekspertëve dhe komisionit të Emergjencave Civile. Por kërkesa e saj është qe qeveria të marrë përgjegjësi.

"Mbështetja dhe përgjegjësia në mbështetje mendoj që ka munguar dhe vazhdon të mungojë. Nuk kam verifikuar të kenë ardhur ndihma në qarkun e Shkodrës, as për banorët, as për shëndetësinë në mjete dhe instrumente më shumë, por edhe për biznesin", tha ajo.

Teksa thotë se në nivel rajonal bashkëpunimi dhe komunikimi është i përditshëm dhe me përgjegjësi, ajo thotë se tjetër panoramë jep bashkëpunimi me strukturat qendrore të qeverisë.

"Unë dua të konfirmoj me përgjegjësi duke i ditur mirë se çfarë bëjmë në qytetin e Shkodrës, shumë e rëndësishme është që përtej çdo diskutimi ne këtu në Shkodër në nivelin rajonal komunikojmë dhe punojmë bashkë. Sigurisht në komisionin e Emergjencës Civile, ne diskutojmë, duhet ta përballojmë të gjithë bashkë, kemi bashkëndarë shqetësimet që qëndrojnë, kërkesat për testime më shumë, nevoja për informacion për familjet që kanë nevojë për ndihmë se janë në karantinë. Duhet puna në territor për kontrollin dhe monitorimin e kufizimeve në bashkëpunim me policinë e shtetit. Duhet ta bashkëndajmë informacionin", tha zonja Ademi.

Ora 11:30
Voltana Ademi: Mbaroj punë vonë! Mbrëmë pash 80 qytetarë rrugëve, policia të shtojë patrullimet natën

Sot në qytetin e Shkodrës nuk u shënua asnjë rast i ri i infektuar me koroanvirus, dhe kjo për kryebashkiaken në detyrë, Voltana Ademi është një lajm i mirë. Megjithatë ajo thotë se qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjësuar. Për Report Tv, kryebashkiakja tregoi një episod gjatë inspektimeve edhe në orët e mbrëmjes që ajo bën në terren ku kishte parë rreth 80 qytetarë jashtë shtëpive, duke qëndruar në lagje. Sipas saj duhet të shtohen patrullimet e policisë në terren edhe në oraret e mbrëmjes, dhe shtoi se për këtë është dakordësuar me drejtuesit e policisë së Shkodrës.

"Unë lëviz edhe në oraret e vona, mbaroj vonë. Dje në pasdite në rrugët e unazës kam numëruar rreth 80 qytetarë jo në grupe, por mendoj që duhet të zhvendosen, edhe në lagje. Kur jemi në lagje duhet të qëndrojmë në shtëpi. Dhe këtë ia kam referuar policisë dhe kam kërkuar një patrullim më të shpeshtë të policisë në këtë orar. Por jemi koordinuar edhe në këtë drejtim", tha Ademi.

Ora 11:24
Ademi: Komunikimi i parë me Yuri Kim miqësor, fjala e saj inkurajim...i ndava edhe ndonjë shqetësim (VIDEO)

Bisedën  dje me ambasadoren e Shteteve të bashkuara të Amerikës në vendin tonë, e ka vlerësuar si një komunikim miqësor dhe jo zyrtar. Një mbështetje dhënë nga një zonjë që e vlerëson punën në terren, i ka dhënë qytetares së parë të Shkodrës, kurajën dhe inkurajimin për të vazhduar me forcë punën në drejtim të sigurisë së shëndetit të qytetarëve. Në një intervistë për Report Televizion, Voltana Ademi tha se foli me Yuri Kim si një mike, duke i shprehur kryediplomates edhe ndonjë shqetësim të sajin.

"Është komunikim i parë pas ardhjes së ambasadores, mund të kishte një takim, por jemi në këto kushte, e kam vlerësuar si mbështetje. Ne punojmë të gjithë në territor, mjekët janë në vijën e parë, pastaj vijnë administrata që është në vijën e parë, punonjësit sociale, policia bashkiake, e rendit, dhe u bë e pesta javë është e vështirë, ka një presion në rritje të një kërkesë të vazhdueshme për ndihmë. E kam vlerësuar si mbështetje fjalën e saj duke inkurajuar të gjithë ne territor të vijojmë të punojmë bashkë. Kemi bashkëndarë informacion, ndoshta ndonjë shqetësim duke siguruar që si një mike e mirë kështu ka qenë komunikimi, nuk mund ta quaj zyrtar ka qenë shumë i afër, është një person që e njeh territorin, vlerëson e inkurajon. Fjala e një zonje ka vlerë", u shpreh kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Edhe vetë lajmërimi për këtë bisedë që Yuri Kim bëri në rrjetet sociale, ishte po kaq miqësor.

"Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t'i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë dhe të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të rrimë në shtëpi", shkruante dje kryediplomatja amerikane teksa postoi këtë foto.

Foto e publikuar nga ambasadorja amerikane
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 09/04/2020 16:16

    Lleshaj nuk te merr doren ty kur do vije ne shkoder. Por je ti ajo qe nuk le gje pa thene per Lleshaj.ndaj edhe ai tu pergjigj-"te pakten BEJ detyren per te cilen merr parate ".nuk di cte besh?nuk di nga tua fillosh?Andrej nga shijak thone"ka duash me vakt, or tarallak".me so nga erjon veliaj.e ke koleg.bej sa gjysma e tij, se me teper nuk ke kapacitet intelektual",ho monetar

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/04/2020 12:39

    Meqenese nuk ke pare ndihma per Shkodren po ket temi a sheh kund?

    Përgjigju
  • Web: 09/04/2020 11:52

    Boll moj shurr u ankove!ato 80 vete qe ti ke pa mbram jane militantet tuaj qe nuk i binden urdherit te kryeministrit qe ne jemi Shkodrane dhe nuk qajme koken per shtet,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës