Deputetët Jozefina Topalli dhe Arben Imami ishin gjithashtu të pranishëm në këtë tubim në mbështetje të Ademit.
Gjatë fjalës së saj, Voltana Ademi është ndalur tek situata e rendë ekonomike n Shkodër për të cilën ajo bën fajtore koalicionin qeverisës. Ajo ka kërkuar mbështetjen e banorëve të Shkodrës duke premtuar më shumë punë, dinjitet dhe mirëqenie.
“Unë kam punuar gjithmonë në Shkodër. Kam punuar përkrah administratorëve në Bashki dhe Komuna duke u shërbyer njerëzve. Kam avantazhin e madh që përvojën time si Zëvendës Kryebashkiake e Shkodrës e si Prefekte qarku ta vazhdoj sërish nëpërmjet një programi tejet të detajuar për mirëmenaxhimin e administratës lokale. Unë do të jem Kryebashkiake e cila do të jetë pranë e në shërbim të njerëzve! Çdo familjeje, kudo që jeton do t’u ofrojmë të njëjtin shërbim, në kohë, me transparencë e përgjegjësi. Unë do të kujdesem që çdo qindarkë që vjen nga taksat tona të shpenzohet mirë. Me pjesmarrjen e qytetarëve, me përgjegjësi së bashku ne do të vendosim për çdo investim komunitar. Unë do t’i shërbej të gjithë qytetarëve në të njëjtën mënyrë, pa marrë parasysh nëse janë nga Bashkia apo Komuna, nëse vijnë nga një parti tjetër politike apo nga asnjë parti politike - unë do të jem atje për t’ju shërbyer ju! Jam këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj, për realizimin e projektit tonë për zhvillimin, për bujqësinë, për turizmin, për biznesin, për punësimin, për sigurinë, për mirëqënien! Për Shkodrën me njerëzit kreativ, historinë e kulturën, mikpritjen e burimet natyrore, një komunitet që jeton e zhvillohet, derë e hapur për integrim! Më 21 qershor, më të bashkuar se kurrë për të ndëshkuar me votë keqqeverisjen",- ka përfunduar fjalën e saj zonja Ademi.
Voltana Ademi garon për Bashkinë e Shkodrës përballë kandidates së majtë Keti Bazhdari.
Redaksia Online
(Gre.M/ Shqiptarja.com)