Ademi e Lamallari bashkojnë forcat për Shkodrën: Policia të reagojë me forcë! Konvikti kthehet në karantinë

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi u shfaq në krah të prefektit të komanduar Besfort Lamallari në një komunikim për mediat pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencës Civile. Lamallari u shpreh për mediat se pranoi vendimin e Ademit për të mbylljen e tregut të Zdrales dhe masat e forta në pikat e tjera. "Bashkë me kryetaren e bashkisë dhe anëtarët diskutuam mbi disa cështje me shumë rëndësi. Arritëm në një vendim të përbashkët ku pranuam edhe propozimin e kryetares për tregjet" tha ai (lexo këtu masat për tregjet).

Në vijim të fjalës së tij prefekti i komanduar tha se do të ketë përshkallëzim të masave për të gjithë ata që shkelin rregullat e vendosura nga qeveria. "Pavarësisht masave ndaj këtyre personave që shkelin karantinën, madje kjo është shumë e rëndë, pasi një person që është pozitiv dhe del në rrugë, kjo është tentativë për vrasje për personat e tjerë. Do të ketë përshkallëzim të masave për ata që sillen në këtë mënyrë. Ka shumë masa që do të merren në vijim. Sa i përket protokollove në raport me të infektuarit dhe nevojat për të shkuar në spital apo karantinuar në shtëpi, fjala u takon ekspertëve. Nëse pas masave sot do të ketë përmirësim edhe masat do të jetë proporcionale. Masat të domosdoshme".

E ndërsa masat shtesë që firmosi theksoi se shkojnë përtej Akteve Normative të qeverisë, kryetarja e bashkisë kërkoi që kufizime të ketë edhe në familje kundrejt anëtarëve të tjerë, sidomos për prindërit dhe fëmijët. "Propozimet janë në kuadër të një situate për masat shtesë përveç asaj që është përcaktuar në aktet normative në nivel kombëtar. Përveç asaj që tha zv. ministri është kërkuar nga të gjitha bizneset që të shtojnë masat e sigurisë për personelin, por edhe drejtimin e sinjalistikës për vendet ku shërbehet. Është kërkuar masa shtesë nga të gjithë qytetarët. Kufizimi edhe në familje kundrejt anëtarëve të tjerë të familjes. Për të gjithë banorët, për kërkesën e vazhdueshme, kufizimi edhe në familje për masa të tjera shtesë përkundrejt anëtarëve të tjerë, sidomos për prindërit dhe fëmijët. Edhe në familje të shkojmë përtej me masa të tjera kufizuese".

Edhe pse sot tha se janë kryer një numër i konsiderueshëm në spitalin rajonal, Ademi kërkoi që të shtohet numri i testimeve. "Unë jam shumë e kënaqur që nuk kemi raste që lidhen me ambientet e tregtimit. Masat në atë treg po marrim se kushtojnë shumë impenjim forcave. Kemi të infektuar të shtuar në spital është shqetësuese, fakti që kemi në fasoneri është shqetësuese, u konfirmua rasti i dytë, pavarësisht se ka qenë i sëmurë edhe për arsye të tjera. Të gjithë këto numra dhe vende të përqendruara mbetet shqetësuese. Kërkohet shtimi i testimeve, sot janë kryer një numër i konsiderueshëm në spitalin rajonal, duhet të vijohet me të njëjtin ritëm, duhet ta shumëzojmë me 10 apo 15, qofsha e gabuar, por kjo është referenca e mjekëve në vendet e tjera. Emergjenca për të operuar shpejt me testimet mbetet ekzigjencë e padiskutueshme për Shkodrën" tha Ademi.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Emergjencave Civile ishte e pranishme edhe drejtoresha e përgjithshme e Epidemiologjike e Shqipërisë, Silva Bino. Në takim u diskutua në lidhje me masat shtrënguese dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë për ndjekjen e të vetëkarantinuarve të izoluarve dhe për ndalimin e qarkullimit të izoluarve dhe masat shtrënguese që do të merren nëse konstatohen dalje në publik të personave të shpallur pozitiv. Njëkohësisht, sipas njoftimit nga prefektura u kërkua bashkëpunim i ngushtë me strukturat e policisë për të ushtruar më forcë kompetencat për ndalimin e qarkullimit dhe eliminimin e grumbullimeve dhe mbështetjen e strukturave përkatëse për kontaktimin e personave te deklaruar pozitiv pranë shtëpive të tyre. Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe vendosja në gatishmëri e konviktit të universitetit "Luigj Gurakuqi" në dispozicion të të ardhurve nga jashtë shtetit, për akomodimin e tyre në këto ambiente të cilët do të përshtatën brenda datës 14 Prill 2020, pra ditës së nesërme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit