ADEN – 185 të vdekur, pjesa më e madhe civilë, në nëntë ditë luftime


ADEN, 4 prill /ATSH-AFP/ - Të paktën 185 persona, pjesa më e madhe civilë, u vranë dhe më shumë se 1 000 të tjerë u plagosën në nëntë ditë luftime në Aden, në jug të Jemenit, theksoi sot një zyrtar duke kërkuar një ndihmë urgjente në spitale.
Luftimet kanë përballur rebelët shiitë Houthis me mbështetësit, Abd Rabbo Mansour Hadi. Në të njëjtën kohë avionët e një koalicioni arab të ndërmarrë nga Arabia Saudite kanë nisur bombardimet që prej 26 marsit kundër rebelëve në përpjekje për të ndalur progresin e tyre.
"Që prej 26 marsit në mesnatë ne kemi regjistruar 185 të vdekur dhe 1 282 të plagosur të transportuar në spitalet në Aden", deklaroi drejtori i departamentit shëndetësor, Al-Khader Lassouar.
"Rreth 75 për qind e viktimave janë civilë", shtoi ai.
Ai nënvizoi se bilanci ishte i pjesshëm pasi nuk përfshinte viktimat në radhët e rebelëve, lidhur me Iranin shiit.
Lassuar u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare dhe monarkive arabe të Gjirit Persik, që marrin pjesë në koalicion, të japin asistencë mjekësore urgjente në spitalet e Adenit, bastion i presidentit që është larguar në Arabinë Saudite pas hyrjes së Houthis në këtë qytet të zhytur në kaos./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi