David Beckham, Rita Ora, Pharrell Williams, Damian Lillard janë yjet e vitit 2015 të cilët i ka bashkuar fushata për këpucët “Adidas”.

Adidas Originals ka realizuar një fushatë ku i pyet yjet me radhë çdo të thotë për ta të jesh një yll.

rita ora

Videoja hapet me Rita Orën e cila shprehet, “Nëse mendoni se të jesh një yll do të thotë të qëndrosh mbi skenë, të mbushësh stadiumet dhe të shesësh sallat e koncertit…”.

Të gjithë kanë fjalën e tyre dhe fajlën e përbashkët ku shprehen, “Nëse mendoni se të jesh një yll është të kesh stilist, siguri, të jesh i paparashikuehëm dhe të shkrepësh foto, të japësh autografe, njerëzit në anën tjetër të botës, njerëzit që nuk keni takuar kurrë do t’ju tregojnë që jeni special”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)