Për të respektuar kushtet e reja të ruajtjes së shëndetit dhe të respektimit të distancës sociale gjatë pandemisë, një pjesë e administratës publike do të punojë nga shtëpia. Kjo rregullore është miratuar nga Departamenti i Administratës Publike duke përcaktuar edhe mënyrën se si do të punohet online nga shtëpia të një pjese të administratës publike, por edhe për ata që do të punojnë nga zyra duke respektuar distancën prej 2 metrash.
Ata që do të punojnë nga shtëpia do të përcaktohet në bazë të rregullores dhe punës së tyre që i lejon mundësinë punonjësit të zhvillojë online dhe shërbimet e tij.
"Institucionet e administratës shtetërore duhet të përcaktojnë në mënyrë të detajuar dhe të qartë grafikun e nëpunësve që do të punojnë në ambientet e institucionit dhe të atyre që do të punojnë në distancë online. Grafiku duhet të miratohet nga Sekretari i Përgjithshëm/titullari i institucionit. Në përcaktimin e numrit të nëpunësve/punonjësve që do të punojnë në ambientet e institucionit, duhet mbajtur në konsideratë detyrimi i respektimit të largësisë prej 2 metrash ndërmjet nëpunësve, si dhe sipërfaqja e institucionit", thuhet në rregulloren e miratuar më 12 maj 2020.
Gjithashtu puna në distancë online ka të njëjtën kohëzgjatje kohore, si edhe puna në ambientet e punës së institucionit. Institucionet e administratës shtetërore duhet të sigurojnë që punonjësit që punojnë në distancë online të dinë se si të marrin mbështetje apo informacion për punën kur është e nevojshme, duke përcaktuar protokolle të qarta komunikimi për mbështetjen e tyre nga nëpunësit e IT-së dhe për menaxhimin e krizave nëse hasin çështje të pazakonta ose të dyshimta që mund të jenë rezultat i një shkeljeje.
Institucionet duhet t’i sigurojnë nëpunësve/punonjësve pajisjet e nevojshme për të përdorur mjetet e punës online, si: web camera, mikrofonë, kufje etj.
(Kliko këtu) Dokumenti i plotë, rregullorja e punës online për administratën publike
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.4%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
21 Dhjetor 2024, 14:34
-
Nga gjyqësori, drejtësia, prokurimi publik te reforma e administratës! Shqipëria hap më 15 tetor negociatat me BE për grup kapitullin e parë
11 Tetor 2024, 19:04
-
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
8 Tetor 2024, 19:22
-
Godinat e reja për administratën, ja si duken projektet! Rama: Sipas modeleve më të mira europiane (VIDEO + FOTO)
18 Shtator 2024, 08:08
-
Hapet gara për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: S’ka më miliona euro qira në vit për privatin, pronat shtetërore për institucione
17 Shtator 2024, 10:04
-
Kredi e butë për administratën, mbyllen aplikimet
16 Gusht 2024, 14:57
-
VKM/ Orare fleksibël për administratën, pozicioni të mos lihet bosh nga punonjësit në fashën orare 09:30-15:30! Dy orët e tjera i plotësojnë kur të duan
1 Gusht 2024, 10:42
-
PD: Administrata ka nisur fushatën për PS! Ministrja Pirdeni në Kuvend: Lejohet jashtë orarit të punës
25 Korrik 2024, 20:05
-
Shqiptarët të dytët në Europë me orët më të gjata të punës, Administrata punon 3.7 orë më pak në javë se të tjerët
17 Korrik 2024, 13:12
-
Propozimi i qeverisë: Administrata mund të vijë në punë kur të dojë, mjafton të plotësojë orët
16 Korrik 2024, 18:31
Po kto fisderrat nuk te sherbejn ne zyra , do sherbejn nga shpia
Përgjigju