Administrata mbizotërohet nga gratë, mosha mesatare e nëpunësit civil 41 vjeç

Administrata mbizotërohet nga gratë, mosha mesatare e nëpunësit civil 41 vjeç

Gratë zënë pjesën më të madhe të vendeve të punës në administratë. Nga deklarimi i të dhënave për 5502 punonjës janë nxjerrë edhe disa prej treguesve kryesorë të lidhur me moshën mesatare dhe gjininë.

“Në institucionet e vetëqeverisjes vendore, në vitin 2020, jemi drejt një balance gjinore, me një tendencë të lehtë në rritje drejt gjinisë femërore, që paraqitet në shifrën prej 54% të nëpunësve civilë dhe gjinia mashkullore në nivelin prej 46 %. Mosha mesatare e grave është 39 vjeç dhe e meshkujve është 43 vjeç, ndërsa e nëpunësve civilë është 41 vjeç” thuhet në raportin e Komsionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Lidhur me mbikëqyrjen në institucionet e qeverisjes qendrore, raporti i Komisionerit ka bërë një analizë lidhur me arsimimin e punonjësve si dhe raportet gjinore. Kështu në kushtet e një kampioni studimor prej 107 nëpunës civilë, nga të cilët 76 prej tyre janë të punësuar në institucionet e administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe 31 të tjerë të punësuar në institucionet e administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, rezulton se numri total i punonjësve të gjinisë femërore është 75 ose 70% dhe i gjinisë mashkullore 32 ose 30%.

“Ndërkohë, në lidhje me institucionin arsimor ku janë diplomuar 107 raste të verifikuara, ka rezultuar se, 99 punonjës janë arsimuar në institucione të arsimit publik; 7 të tjerë në institucione të arsimit privat dhe 1 punonjës ka kryer studimet jashtë vendit. Në këto shifra, 92% e zënë nëpunësit civil që e kanë marrë edukimin arsimor në arsim publik, 7% në arsimin privat dhe 1% jashtë vendit” thuhet në dokument.

Lidhur me largimet që mund të jenë bërë nga institucionet në vitin e kaluar është nënvizuar se në shumicën e rasteve ato kanë qenë të lidhura me ristrukturimet. Si shkak i dytë janë masat disiplinore që mund të jenë marrë ndaj punonjësit apo dorëheqjet dhe vlerësimet “jo i kënaqshëm” sa i takon performancës./ Monitor

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?