ADN-ja e Olsi Lekut do krahasohet në dy ngjarje, me 4 të vrarë dyshime se asgjësoi familjen Mahmuti

ADN-ja e Olsi Lekut do krahasohet në dy ngjarje, me 4 të vrarë dyshime se asgjësoi familjen Mahmuti

Ilir Rexhepi dhe Olsi Leku

TIRANË- Olsi alias Jorgo Leku, njeriu i afërm i familjes Çapja që u arrestua në Athinë, për llogari të prokurorisë së Elbasanit, si person i dyshuar, në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në gusht 2012, dyshohet të jetë autor dhe për dy ngjarje të tjera kriminale me 4 viktima, të ndodhura në këtë qytet. Bëhet fjalë për dy krime të rënda të ndodhura në vitin 2011 në Elbasan, ku e para lidhet me krimin mostruoz të realizuar në muajin Mars 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti.

Të tre janë gjetur në orën 06:00 të mëngjesit pa shenja jete në krevatët ku flinin. Ndërsa ngjarja e dyta lidhet me vrasjen e Ilir Rrexhepit, vëllait të Roland Rexhepit (Doda), krim i ndodhur në 30 dhjetor 2011. Në të dyja këto vendgjarje, policia ka arritur në atë kohë të sigurojë profile ADN-je që besohet se i përket autorit të krimit, por që nuk kanë pasur person të dyshuar për të krahasuar, këto profile. Sipas burimeve të policisë vrasja e trefishtë, e dy djemve dhe babait të tyre brenda në banesë, është kryer thuajse me të njëjtin skenar si, Olsi Leku, organizoi dhe qëlloi për vdekje në 2012 së bashku me Ervis Bardhin, Gentian dhe Nezir Beqirin. Hyrja në banesë herët në mëngjes, kapja në befasi e viktimave teksa mata flinin dhe goditja e tyre me nga një pistoletë me silenciator, kanë bërë që dyshimet për këtë ngjarje të bien mbi Olsi alias Jorgo Lekun. Ndaj dhe prokuroria ka kërkuar analizimin e të dhënave biologjike të Lekut me profilin e ADN-së, që është gjetur në vendgjarjen me tre të vdekur dhe 1 të plagosur.

Vrasja e dy djemve dhe babait të tyre është kryer në sy të Myzejen Qoses, bashkëshortes së Pëllumbit, e cila ka parë të gjithë ngjarjen dhe në ikje e sipër autori është përleshur me Myzejenin, duke e qëlluar me një plumb afër syrit, por fatmirëisht gruaja ka shpëtuar. Për këtë ngjarje kriminale ku u asgjësua plotësisht familja Mahmuti, policia e Elbasanit vuri në dispozicion plot 50 mijë dollarë shpërblim, për këdo që jepte informacion mbi autorët, por deri tani kjo nismë nuk ka dhënë asnjë rezultat. Në banesën Mahmuti, policia dhe prokuroria në 2011 kanë mundur të sigurojnë një profil ADN-je, në dorezën e derës hyrëse të shtëpisë, dhe ky profil besohet se i përket autorit të krimit, i cili ka vepruar i vetëm. Po ashtu në murin rrethues të shtëpisë (avlli) nga ka kapërcuër autori për të hyrë në brendësi të shtëpisë, është sekuestruar dhe një kapele.

Shpresat për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë janë ngjallur me kapjen e Jorgo Lekut në Athinë, person ky i dyshuar se gjatë kësaj periudhe ka vepruar në Elbasan si vrasës me pagesë, për llogari të disa grupeve kriminale në Elbasan. Leku, pritet të ekstradohet në Shqipëri dhe menjëherë do i meret një profil AND-je për tju krahasuar me profilin e gjetur në këtë vendgjarje, por edhe në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2011, ku mbeti i vrarë Ilir Rrexhepi.Për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi, prokuroria e Elbasanit ka në dosje një profil gjaku ADN-je, dhe disa pamje filmike që tregojnë një person duke u larguar. Policia dhe prokuroria, ka kërkuar që sapo Olsi Leku të vijë në Shqipëri, ti nënshtrohet një analize ADN-je, me qëllim krahasimin, me atë profil gjaku ADN-je, që është gjetur në vendin ku u ekzekutua me 11 plumba Ilir Rexhepi në dhjetor 2011.

Tre viktimat, Pellumb Mahmuti Xhelal Mahmuti dhe Emin Mahmuti

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/11/2020 23:03

    /S.QUARANTA/ ,une nuk e ndjek fare NETFLIX,por kjo eshte shkenca e kriminalistikes e aplikuar,ju mund te pyesni cdo specialist te fushes t'jua konfirmoje.Ceshtja eshte ,nese jane kujtuar atehere kur ndodhi ngjarja t'ia merrnin,pasi tani eshte shume vone.

    Përgjigju
  • Iris: 01/11/2020 00:31

    Zakonisht kur ka raste perleshjes ose kacafytjesh,ka shume mundesi qe gjate perleshjes ,nen thonjte e kesaj gruas te kete mbetur ADN e vrasesit,pasi zonja mund ta kete cjerre ,ose ti kete kapur ndonje fije floku.Nuk e di ne se kriminalistet I kane marre thonjte e kesaj zonjes,por eshte nje praktike mjaft e perdorur ne bote.

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 01/11/2020 09:52

      Bravo Iris!! Keshtu zbulohen ngjarjet kur sheh shume filma forensic ne Netflix!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë