Një adoleshent Indian është bërë i adhurueshëm nga populli i tij për shkak të një veçantie të mbinatyrshme në trupin e tij.

Ai quhet Arshid Ali Khan dhe në fundshpinën e ti ka një bisht të gjatë afërsisht 7 cm.

Sipas tij dhe popullit të tij bishti është një bekim nga zoti dhe ata shkojnë për të marrë bëkimin e Arshid në shtëpinë e tij. Kur ishte një vjeç, djali Indian ka thënë për herë të parë fjalën Zot.

adoleshent indian

Mendohet se ai është mishërues i majmunit Hanuman.

Mirëpo doktorrët i kanë thënë se ai rrezikon që të mos ecë më për shkak se bishti është i lidhur me shtyllën kurrizore.

Ata nuk dinë se çfarë të bëjnë me të, por djali është në mes të profecisë së tij se është i bekuar nga zoti në këtë mënyrë dhe rrezikut që i përshkruajnë doktorrët.

Djali jeton me gjyshin dhe dy xhaxhallarët e tij pasi babai i vdiq kur ishte i vogël dhe mamaja i është martuar sërish.

Ndonjëherë, ai shprehet se mundohet që të balancojë kohën që kalon në shkollë dhe duke luajtur me kohën që i duhet të presë vizitat e banorëve në shtëpinë e tij.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)