Adoleshenti përqafon me lot në sy vrasësen e të vëllait në gjykatë (VIDEO+FOTO)

Amber Guyger është oficerja e policisë, e cila u dënua me 10 vite burg për vrasjen e fqinjit të saj pasi mendoi se kishte hyrë një kriminel.

Por diçka e pazkontë ka ndodhur në gjykatë, ku vëllai 18-vjeçar i viktimës përqafoi Amber.

Nga ky gjest e gjithë salla u përlot gjtihashtu edhe gjykatësja.

"Të  fal, sepse edhe ty të vjen keq. Edhe nëse shkon tek Zoti e ta pyesësh edhe ai do t'ju falë. Nuk dua as të shkosh në burg", tha vëllai i viktimës.

Allison nisi të kundërshtonte Departamentin e Policisë në Dallas për trajtimin e hetimit të vrasjes dhe kërkoi reformë në zbatimin e ligjit në qytet.

Sipas Daily Mail, skena jashtë sallës së gjyqit ishte shumë ndryshe krahasuar me brenda.

Një turmë e zemëruar njerëzish brohorisnin jashtë sallës së gjyqit: "Nuk ka drejtësi, as paqe!"

Aktivistët u dëgjuan duke thënë se 10 vjet nuk ishte koha e mjaftueshme për vrasjen e Zhanit.

31-vjeçarja ishte jashtë shërbimit, por me uniformë kur qëlloi për vdekje llogaritarin 26-vjeçar në shtëpinë e tij.

E dënuara tha se ajo kishte ngatërrur apartamentin dhe mendoi se kishte hyrë një kriminel në shtëpi.

Pas një gjyqi gjashtë-ditor, prokurorët i kishin kërkuar jurisë të jepte një dënim jo më pak se 28 vjet, aq sa do të ishte edhe Zhani po të ishte gjallë. 

Avokatët mbrojtës të Guyger u kishin kërkuar gjyqtarëve që të tregonin butësi, pasi ajo kishte kujtuar se ishte në apartamentin e saj, pas lodhjes së  13.5 orëve punë e kishte vepruar nga frika.

Ora 12:40
Adoleshenti përqafon me lot në sy vrasësen e të vëllait në gjykatë
61/12
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      28 Nëntor, 09:20

      A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

    Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç