Çmendet Adriana Kalaja, sulmon presidenten e KE dhe diplomaten amerikane: Von der Leyen nëse është e dashura e Ramës, të na thotë! VanHorn si 'Shoqja Laja'! Merrni çantën me lekë

Në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës nga opozita, u sulmua edhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e aluduar si “të dashurën” e kryeministrit Edi Rama apo se “merr çantat me lekë”.

Këto akuza dhe madje të shoqëruara me kërcënime për “komunistët”, i ka bërë Adriana Kalaja, në përmbyllje të protestës, në fjalën që mbajti para atij “grushti me mbështetës”. Ajo sulmoi edhe të dërguarën e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, duke e etiketuar si “shoqja Laja”.

Përfaqësuesja e strukturave drejtuese të PD-së, tha se kjo është një betejë mes Shqipërisë dhe mafies. Gjithashtu lëshoi akuza edhe ndaj ish-ambasadorëve, teksa e përmbylli me një paralajmërim për "t'jua treguar vendin".

Fjala e Adriana Kalasë sot në protestë:

“Kjo nuk është një betejë mes PD dhe një partie kriminale që duhej zhdukur që në vitin 1991- ne po paguajmë gjynahet e vitit 1991, që nuk i premë kokën gjarprit komunist- kjo është një betejë mes Shqipërisë dhe mafies. Kjo është një betejë nëse do rezistojë apo jo Shqipëria, apo ky vend do bëhet Kolumbi. Unë që sot, meqë e dini se i kam fiksim ambasadorët, fjalët e mia nuk janë për një ndërkombëtar të ndershëm, që na sjell demokraci dhe virtyte, por për ata sharlatanë që na kthehen në Elisa Spiropali, Romina Kuko dhe të gjithë këta të aleancës së qelbësirave.

Çuditërisht, të nesërmen e arrestimit të presidentit Meta, shoqja Nancy, përfaqësuesja e SHBA e konvertuar tashmë shumë shpejt në shoqen Laja, shkon e takon ministrin e Brendshëm, një pinjoll të diktaturës. Prandaj thashë që duhej të kishim marrë masa që në vitin 1991. Shoqes Nancy doja t’i bëja një pyetje, a e pyete atë ministrin e Brendshëm që trashëgon gjakun e diktaturës, a ia ka kthyer Dumani atij Ilir Prodës celularin e sekuestruar?

Aty ngjitur me ministrin që vizitove, është edhe një zëvendësministre që na e kanë bërë kryetare të Këshillit Bashkiak. Deri dje e mbante në zyrë Luigji Sorekën, prandaj Luigji Soreka sulmonte opozitën. Ne do mbajmë qëndrim kundër të gjithë atyre që përcjellin antimoral, antivlera. Në çfarë orgjie tjetër është kapur shoqja Romina me të gjitha shoqet e shokët e saj?

Një shoqe tjetër që dua t’i drejtohem është shoqja Ursula. Do doja shumë që këtyre grave t’u thosha zonja, por nuk janë zonja. Mua më pështjelloi fakti që ajo i thoshte ‘dear Edi’. Ajo ishte në takim zyrtar, nuk është e dashura e Edi Ramës. Nëse është, le të na e thotë. Ajo ka detyrimin t’i thotë ‘zoti Rama’, jo ‘i dashuri Rama’.

Kë të besojmë ne shoqja Ursula, ty apo raportet e DASH që flet për qeverinë më të korruptuar dhe të kriminalizuar në Europë? Ju jeni në krahun e krimit, në krahun e mafies, në krahun e atyre që luftojnë kundër Shqipërisë. Ne nuk do ua falim që vini dhe merrni çantën me lekë dhe thoni se kemi përparuar.

Përpara se të flisni, duhet të ulni kokën se ju e keni krijuar këtë monstër që nga viti 2013. Mbyllni gojën dhe mos na detyroni t’u tregojmë vendin. Kjo lufta e opozitës për të mbrojtur Shqipërinë dhe ne do e mbrojmë me çdo kusht. Të gjithë bashkë me 29 tetor të tregojmë se si mbrohet liria, se si mbrohet demokracia, se si mbrohet Shqipëria”.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gime: 26/10/2024 13:47

    Po si mundet tu vish juve nga mbrapa jeni te gjithe njesoj letyra,baxhella ,injoranter mashtruesa,vrases,hajduta ....

    Përgjigju
  • populli: 26/10/2024 05:17

    tju rroje berisha komunisti i fundit moje plere yyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Iris: 26/10/2024 02:57

    O.M.G,kjo paska ne vend te estrogenit, testosteron dhe me teprice!

    Përgjigju
  • Bobo: 25/10/2024 22:41

    Na mbyten

    Përgjigju
  • leko: 25/10/2024 21:46

    Shikoni çfat thotë kjo ....

    Përgjigju
  • Mona: 25/10/2024 21:38

    Cfare femer e perdalur qenke moj grua. Njelloj si ai qe pellet cdo darke ne dritare. Ju pretendoni te coni kete vend prépara...o zot qd jeni bere per gjynah. Nuk e dîme a ka vend per ju te gjithe ne spitalin psikiatrik... se jeni bere shume...

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 25/10/2024 20:01

    Po si ka mundēsi qē lihet e lir kjo

    Përgjigju
  • Mashkullori: 25/10/2024 19:49

    Si eshte e mundur qe gjithe te cmendurit,injorantet dhe kriminelet jane rrjeshtuar perkrah krimineleve dhe hajduteve,Sali Berisha dhe Like floririt? Po kaq budallenj jane sa,askush nuk i thote se nje padi e ngritur nga zonja Ursula Van Derlen per shpifje se paska erdhur ne Shqiperi dhe paska mbushur dhe marre me vete canten me para eshte fyerje e nje personaliteti shume te larte? A e di se per kete mund te ndeshkohet aq rende sa te shese edhe breket sepse asgje nuk e paguan dot gjoben.Edhe sikur te "shese" edhe PD- bashke me Berishen e kompani nuk e shlyen gjoben? Ah,sa do gezohesha nese do kishim nje padi dhe gjykim te nje rasti te tille,sepse do mbyllnim gojen e gjithe palace te kesaj kategorie...

    Përgjigju
  • Linda: 25/10/2024 19:11

    Kalaja eshte kacakja e bandes se armatosur terroriste te Berishes dhe nuk habitemi me fjalorin e saj ordiner! Pune po ben drejtesia po do na ndihmonte shume plehrat qe drogohen qe sa hapin syte Noken+ Vokshin+ Bardhin+Kalan+ Kellicin ti hetojn sa me shpejt te jete e mundur dhe ti siguroj popullit shqiptar qetesin psikologjike qe i cenohet cdo dite nga keta funderrina!

    Përgjigju
  • Piro: 25/10/2024 18:39

    O zot, ç'na shohim sytë. Një injorante, pa break në bythë, shan personalitetet amerikane dhe evropiane!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 25/10/2024 19:08

      Kur ka debilitato dhe injorant qe u shkojne nga mbrapa ketyre letyreve çfar nuk do degjojme .kjo eshte pd e dhjere

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot