Për të një herë e një kohë “therreshin” gjithë klubet e mëdha, tashmë Adriano është katandisur që të jetë i kënaqur edhe me një skuadër të Serie B. Sulmuesi problematik Brazilian ka deklaruar për mediat italiane se është gati të pranojë një ofertë të Catania-s, që këtë sezon luan në Serie B. “Mua më intereson vetëm që të luajë. Nuk shikoj kategori. Pse jo edhe tek Catania, është një skuadër simpatike”, ka deklaruar “Perandori”.