Partia Demokratike ka 13 vite, që kur ra nga pushteti, që kërkon qeveri teknike. Para dhjetëra protestave si mjet për të arritur këtë qëllim është paralajmëruar gjithnjë rrëzimi i qeverisë. Por, vetëm ditët e fundit, kjo kauzë, pra fundi i Ramës në pushtet, befas ka nisur të bëhet serioze për disa arsye;

Së pari, në lojën e paralajmërimeve dhe ultimatumeve ka hyrë vetë Çim Peka, i cili deri më tani ka qenë mbështetës disi pasiv i revolucionit paqësor.

Së dyti, ditët e fundit, dhëndri zëhollë është parë duke bërtitur rrugëve të Tiranës dhe duke bërë shenja të çuditshme me dorë.

Së treti, po ditët e fundit, në SHQUP ka hyrë një grua nga Fieri, e cila ka yshtur muret me ujë me sheqer.

Së katërti, rreth 80 % të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së besohet se i kanë shkruar kryeministrit Edi Rama për t'u gjetur punë.

Së pesti, Berisha ka vendosur të fshijë nga statuti 'Nenin Basha', të vetmin zhvillim demokratik në PD gjatë 13 viteve të revulucionit.

Së gjashti, 'Neni Basha' pritet të zëvëndësohet me një nen që përjashton këdo që kandidon për kryetar të PD-së, përveç Doktorit.

Së shtati, tre të shkarkuar nga Vetingu janë kandidatë potencialë për ministër Drejtësie të qeverisë teknike të pretenduar.