Kryetari i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj nuk ka votuar t’i kthejë përgjigje kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ironizoi sot përveç Lapajt dhe Shehajn e Arlind Qorin. Balla i konsideroi opozitarët si “udhëheqësit e Shqipërisë së Re” për shkak të angazhimit në protestën qytetare.
Lapaj ka postuar videon e një qeni duke lehur, duke simbolizuar Taulant Ballën ndërsa shton se çfarëdo që të thotë ai dhe shefi i tij Edi Rama, nuk e zhbën dot protagonizmin e protestës.
“Taulant, sado e sido të lehësh ti nuk e ndryshon dot aktin se ti dhe Edi Rama jeni dy hajdut që keni vjedhur e po vidhni Shqipërinë. Jeni bashkautorë të një sistemi që ka larguar mbi 1 mln qytetarë nga ky vend dhe ka sjellë mjerim e varfëri. Çfarëdo ë të thoni ju nuk e bëni dot protestën ndaj ftoj çdo qytetar masivisht çdo ditë në orën 7 përballë Taulantit dhe shefit të tij, bandës së hajdutëve që e drejtojnë Shqipërinë përmes hajdutërisë”, tha Lapaj.
Qytetarët prej 23 ditësh mblidhen në protestë përballë kryeministrisë. Si indicie shërbeu investimi i planifikuar në Zvërnec e ndërsa sot qytetarët nga një podium i vogël i vendosur në bulevard, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për figurat që dominojnë skenën politike prej 35 vitesh ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Komente











Po ti shoh Ca Ke ven deputete o llapaj.... Nje njeri qe nuk flet as shqip
PërgjigjuTik llapaj ti nuk ke goje te flasesh se perfundive mbas 6 muahsh para kryeministris si roje i vetem! Te flase Arlind Qorri hahde de po ti nuk te perkrahin shqiptaret kur fute tere fisin per deputet
PërgjigjuO Llapa do nje karrike te ulesh prap ne bulevard?
PërgjigjuKrye hajduti Lapaj që bën fushatë me miljonat e vjedhura të vjerrit hajdut...
PërgjigjuE nxorri koken ky
Përgjigju