Aeroporti i Vlorës, eksperti i aviacionit: Do ketë pistën më të mirë në Shqipëri, problem vetëm erërat e forta! Çoçoli: Vitin e parë priten mbi 1 milionë pasagjerë

Punimet e nisura në vitin 2021 për aeroportin e Vlorës pritet të përfundojnë plotësisht në vitin 2024 dhe që aeroporti të jetë gati për operim nga viti 2025.

Për të diskutuar lidhur me përfitimet që do të sjellë në ekonomi aeroporti i Vlorës, në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, kanë qenë të ftuar Altin Progonati ekspert i aviacionit civil dhe eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.

Progonati tha se aeroporti i Vlorës do të sjellë një tripolarizim të aviacionit dhe rritje të vendeve të punës në qytetet përreth.

“Tani po bëhet një shpërndarje, tripolarizim i aviacionit, duke sjellë rritjen e vendeve të punës dhe përgatitjen e profesionistët e rinj në këto vende. Gjerësia e propozuar e pistës është diku te 60 metra. Gjatësia 3200 metra. Kjo sjell që aty të ulen avionë më të mëdha se ata të Rinasit. Do jetë aeroporti me pistën më të mirë që mund të ekzistonte në Shqipëri”- u shpreh eksperti i aviacionit duke theksuar se suksesi  është i sigurtë pasi aeroporti do të menaxhohet nga kompania që ka ndërtuar aeroportin e Munihut në Gjermani.

Ndërsa teksa foli për problemet në ndërtimin e aeroportit, Progonati tha se një prej tyre është afërsia me detin dhe erërat e forta që ndikojnë në aviacion që sjell probleme në uljen dhe ngritjen e avionëve.

“I vetmi problem është afërsia me detin, erërat e forta që vijnë nga deti që dihet se ndikojnë në aviacion. Kjo mund të sjellë problem në uljen dhe ngritjen e avionëve. Nuk e dimë ende nga do hyjnë avionët, nuk janë bërë ende hartat e aeroportit. Përveç kësaj është pjesa e lumit të Vjosës që është afër asaj zone dhe herë pas here del nga shtrati”- shtoi Progonati.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se shteti duhet të ndërtojë diga për mbrojtjen e aeroportit, ndërsa theksoi se duke qenë se do të jetë një aeroport turistik, tarifat për pasagjerë mund të jenë pak më të larta.

“Ne dimë se Vjosa del nga shtrati. Atëherë këtu duhet mbrojtur aeroporti. Duhet që edhe shteti të mendojë për ndërtimin e digave të posaçme për mbrojtjen e aeroportit.  Duhet parë me shumë kujdes politika e tarifave të aeroportit. Ky është një aeroport turistik dhe tarifat do i ketë rrjedhimisht më të larta se i Rinasit për shkak edhe të numrit më të ulët të pasagjerëve”- tha Çoçoli.

Ai shtoi se pritet që në vitin e parë të nisjes së fluturimeve nga aeroporti i Vlorës të ketë mbi 1 milionë pasagjerë dhe mbi 140 milionë euro të ardhura për 10 vitet e para.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 30/11/2023 09:25

    do jete zhvillim jo vetem per Vloren por per gjithe qarkun deri ne sarande Do dali me fitim se ka shume turiste qe do shkojne direkt ne vlore per te aksesuar me shpejt bregdetin dhe jo te vijne njehere ne tirane pastajte marrin tax etj etj

    Përgjigju
  • mark: 30/11/2023 03:58

    bejeni sa me shpejt,,dhe filloni aeroportin e sarandes,korces,,dhe SHKODRES..

    Përgjigju
  • Llogaria: 29/11/2023 21:28

    Fillon 2023 mbaron 2026 (36 muaj ) pra puna besoj nis ne 2027 , me rendesi te behet shqiptaret ketu jane dhe ketu do mbeten ! Vlora behet superfuqi duhet te nis dhe aeroporto ne Saranda do ishte super projekt pasi edhe Saranda ka mjaft turiste!

    Përgjigju
  • Askushi: 29/11/2023 20:29

    Progonati na eshte bere ekspert,mbas deshtimit ne kukes dhe ne arabi do i ket vene syrin ndonje pozicioni ne aeroportin e ri ku do deshtoje si i paafte qe eshte.

    Përgjigju
  • Joniani: 29/11/2023 18:56

    Nuk e përmbyt Vjosa aeroportin sepse është larg.mos perhapni panik..edhe erërat seshte se janë shumë problem se ka plot aeroportit shumë herë më afër detit.pershembull aeroporti i Korfuzit është një pist si ishull mbi det

    Përgjigju
  • redi: 29/11/2023 18:20

    Po shtetl sa para perfiton ne vit nga aeroporti I Vlores?

    Përgjigju
    • Per Redin: 30/11/2023 02:22

      Cdo aeroport ka nje ndikim deri 400 mil € vit qe nese futet taksa shtetit 10%-20% i bie 40-80mil€ taksa minimumi pastaj punesim etj etj ! Ul emigration etj por do kohe te behet dhe do kohe qe te arrije 500,000-1mil pasanger ! Vlora por edhe qytete 30-40km ne nje rreze zhvillimi marrin tjeter hap nese bejme nje llogari te thjeshte !

    • Llogaria 00: 29/11/2023 23:20

      44 vjetë di shkojnë Bexhetit pacollit dhe firmës së tijë Mabetex mbi 80% dhe 20% YDS turke kompania e dhëndërrit të Erdoganit; kurë të dali investimi 120 milion € i dy kompanive dhe të marin fitimin të Dakortësuar sipas kontratës atëher fillon të mari Shteti Shqiptat të ardhura? Fitusit janë qytetarët Që do kenë alternativ në udhëtim,dhe zona rreth Aeroportit ? Shteti uron të ketë sukses Aeoroporti përndryshe duhet ti paguaj detyrimet dy kompanive sps ka dal garant për suksesin !!

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç