Gjashtë muaj kohë për të gjetur një marrëveshje me qeverinë shqiptare, përpara se konflikti për Aeroportin e Vlorës të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar. Behgjet Pacollit shkruan se i ka dërguar autoriteteve shqiptare një “Notice of Dispute”, duke aktivizuar periudhën 6-mujore të negociatave.
Reagimi i tij vjen pasi qeveria nisi procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës, në kushtet e konfliktit me ortakun tjetër Valon Ademi.
MABCO, që deklaron se zotëron 98% të kuotave, pretendon se prej vitit të kaluar është privuar nga vendimmarrja në VIA dhe nga ushtrimi i të drejtave që i burojnë nga pronësia. Sipas kompanisë, që prej prillit 2026 i është pamundësuar edhe hyrja në hapësirat e aeroportit ku ka kryer investimet.
“Kjo gjendje ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në bllokimin e punimeve në Aeroport”, shkruan Pacolli.
Pasi pretendon se janë shteruar përpjekjet e tjera për zgjidhjen e konfliktit, kompania e Pacollit thotë se ka aktivizuar mekanizmin e parashikuar nga marrëveshja dypalëshe Shqipëri-Zvicër për mbrojtjen e investimeve.
Kontrata parashikonte që Aeroporti të përfundonte dhe të bëhej operacional deri më 20 shkurt 2026. Pas kalimit të këtij afati, u vendos edhe një periudhë shtesë prej 90 ditësh. Edhe pas përfundimit të këtij afati, Aeroporti nuk ishte funksional, për shkak të mosmarrëveshjeve mes 2 kompanive koncesionare, MABCO të Pacollit dhe 2A Group të Valon Ademit. Kjo çoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në nisjen e procedurave për zgjidhjen e parakohshme të kontratës koncesionare.
Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit
Duke u nisur nga fakti se, që prej vitit të kaluar, MABCO është, dhe edhe tani mbetët e PRIVUAR nga çdo qasje efektive në procesin e vendimmarrjes së ndërmarrjes VIA, si dhe i është pamundësuar ushtrimi i të drejtave që burojnë nga pronësia e saj prej 98% të kuotave si pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve dhe mosveprimeve të Autoritetit Kontraktor dhe autoriteteve të tjera kompetente.
Kjo gjendje ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në bllokimin e punimeve në Aeroport, që në fakt nga prilli 2026, MABCO është privuar nga qasja në hapësirat dhe objektet të cilat janë ndërtuar përmes investimeve marramendëse të vetë kompanisë, duke i pamundësuar në praktikë administrimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e investimit të saj. Pasi janë shteruar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje përmes rrugëve të tjera, MABCO u ka dërguar autoriteteve shtetërore shqiptare një “Notice of Dispute” në përputhje me Marrëveshjen Bilaterale ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve (BIT).
Aktualisht, çështja ndodhet në periudhën gjashtëmujore të “cooling-off”, të parashikuar për t’u dhënë palëve mundësinë që mosmarrëveshjen ta zgjidhin përmes dialogut dhe negociatave për të evituar ARBITRAZHIT NDERKOMBETARE, ICSID pranë BANKËS BOTËRORE ne Washington. Gjatë gjithë kësaj periudhe, MABCO u ka bërë thirrje të vazhdueshme autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për dialog konstruktiv dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të arsyeshme. Fatkeqësisht, deri më sot, këto thirrje nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.
Pavarësisht kësaj, MABCO do ta respektojë në tërësi periudhën e parashikuar nga kuadri përkatës juridik, me shpresën se autoritetet shqiptare do të angazhohen në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e “mosmarrëveshjes” dhe për shmangien e instancës së fundit, përkatësisht arbitrazhit ndërkombëtar. MABCO mbetet e gatshme për dialog dhe për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Megjithatë, mundësia për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj “mosmarrëveshjeje” varet tashmë nga gatishmëria dhe vullneti i autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces.
-
Fajin nuk e ka Pacolli por ata qe I dhane lejen te ndertonte aeroportin.
Përgjigju -
Dole burre legen o Pacoll, e prishe gjithe imazhin e mire qe kishe ngritur pas termetit sidomos.
Përgjigju -
Rraseni ne burg per mashtim ne kontrate kete spiun rus.
Përgjigju -
Çfar do presësh nga shëmtira Pacolli..
Përgjigju -
Punë shqiptarësh…pritej kjo
Përgjigju-
Me dokumentat zyrtare tregon qe je mashtrues o pezzo di merda. Shko ku te duash kontrata do te prishet , ju kosovaret jeni te pa bese
-







Komente
Komento