Afera CEZ-DIA, gazetari Fatos Mahmutaj merret në pyetje nga SPAK! Flet për intervistën me gruan e Kastriot Ismailajt: Implikon Metën

Afera CEZ-DIA, gazetari Fatos Mahmutaj merret në pyetje nga SPAK! Flet për intervistën me gruan e Kastriot Ismailajt: Implikon Metën

Gazetari Fatos Mahmutaj

Gazetari Fatos Mahmutaj ka dëshmuar në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro, dosje në të cilën janë të akuzuar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, si dhe Sali e Shkëlzen Berisha.

Ai u mor në pyetje në lidhje me një intervistë që i i ka bërë Vojsava Ismailajt (në shkurt të vitit 2017), bashkëshortes së Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i vetmi i ndëshkuar për këtë aferë. Më herët në emisionin “Studio Live” në Report Tv Mahmutaj ka zbardhur detaje të reja mbi intervistën që ka realizuar me Ismailajn e cila siç deklaroi Mahmutaj ka folur për rolin e Ilir Metës në këtë aferë dhe se si përfitonte para në mënyrë korruptive nga kjo marrëveshje, madje sipas saj duke i bërë presion Kastriot Ismailajt.

Dyshimet ndaj Metës i kanë fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, kontratë e cila në vitin 2013, u ndërpre pasi socialistët morën pushtetin. Prishja e marrëveshjes i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro. Për këtë aferë u dënua Kastiot Ismailaj, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, pasi përvetësoi 5 milionë euro nga kompania me fatura fiktive pa mbledhur asnjë borxh nga pagesat e prapambetura.

Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
Fatos Mahmutaj pyetet për CEZ-DIA, Romeo Kara: Është personi që i ka vënë kapakun bindjes time për rolin e Metës në atë aferë

1705940643_studio.jpg

Juristi Romeo Kara, personi i cili denoncoi publikisht aferën CEZ-DIA, sot në "Studio Live" në Report Tv tha se gazetari Fatos Mahmutaj përmes intervistës me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i vetmi i ndëshkuar për këtë aferë, ka fakte dhe prova që implikojnë Ilir Metën. Sipas juristit, Mahmutaj është marrë në pyetje për të bërë verifikimin e intervistës.

"Mendoj se është për Cez Dia-n. Është një pjesë shumë e rëndësishme e atij procesi. Është personi që i ka vënë kapakun bindjes time për rolin e Metës në atë aferë. Besoj po bëhet verifikimi i intervistës që ka bërë. Hetimet ndodhen në fazën që po verifikohen sa të vërteta dhe të qenësishme janë faktet dhe provat. Po avancohet në fushën e investigimit. Besoj se jemi në momentet e fundit të investigimit", tha ai në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë