Afera e CEZ, Berisha: Rama të
pranojë hetimin ndërkombëta

Afera e CEZ, Berisha: Rama të<br />pranojë hetimin ndërkombëta
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët i kërkoi Qeverisë Shqiptare të nis hetimin ndërkombëtar për aferën e CEZ.
 
“Jam sot këtu për t’i bërë thirrje Edi Ramës të pranojë hetimin ndërkombëtar për aferën e CEZ, nga dita e parë e ardhjes së tij në Shqipëri gjer në ditën e firmosjes së marrëveshjes famëzezë, ku shqiptarët u gjobitën me nga 1200 euro për person duke krijuar një gropë të tmerrshme në buxhetin e shtetit.  Unë e falenderoj z. Kopaç për dëshminë e tij por nuk është vetëm Sekretariati i Energjisë që duhet të merret me hetimin. Hetimi ndërkombëtar ka rregullat e veta”, u shpreh Berisha.
 
Teska kërkoi transparencë të plotë, Berisha e cilësoi projektligjin e PD-së për hetimin ndërkombëtar të aferës së CEZ si të shkëlqyer dhe i bazuar në hetime të suksesshme ndërkombëtare.
 
Sipas ish- kryeministrit hetimi i kësaj çështje është një kusht i madh.
 
Po marr vetëm DIA-n, kur ne i kemi çuar ato kompani për ndjekje penale. Cfarë ndodhi në Vjenë?  CEZ në ofertën që bëri tha do ta mbajmë ne DIA-n, kurse këta e sollën në derë tek ne. Edhe 135 milionë euro nga xhepat e shiptarëve. Kush e bëri këtë kompromis? Të bëjmë një hetim të plotë. Është e pamagjinueshme si çështje dhe unë nuk i ndahem kurrë. E kam ngritur dhe e ngre përsëri, kur shoh që njëra forcë politike është shprehur dakort për hetim ndërkombëtar”.
 
Pyetjes nëse ai apo fëmijët e tij kanë lidhje me kompaninë CEZ, Beriusha iu përgjigj duke e mohuar kategorikisht.
 
Asnjë kompani nuk ka lidhje me mua në mënyrë kategorike. Siç kanë shpifur le të vazhdojnë. Nuk është rekomanduar nga unë apo të afërmit e mi asnjë kompani.
Duhet ta dini ju dhe shqiptarët se në asnjë rast të afërmit e mi, fëmijët e mi, nuk kanë qenë ndërmjetës në jetën e tyre mes qeverisë dhe një kompanie private. Nuk kanë qenë palë në gjyqe kur një kompani ka paditur qeverinë. Ata kanë patur një kod etik shumë rigoros të punës së tyre, pasi sa herë janë akuzuar gjithmonë kanë fituar pa vështirësi. S’ka ardhur kurrë ndonjëherë një ndërmjetësim nga asnjëri prej tyre”
, u shpreh ai.

Berisha: Po e mbrojnë marrëveshjen me CEZ edhe me reformën në Drejtësi

Sipas ish-kryeministrit Berisha mazhoranca po mundohet që të mbrojë me çdo kusht marrëveshjen e bërë me CEZ, sipas tij përmes reformës në drejtësi po mundohen që t’ia heqin edhe Gyjkatës Kushtetuese këtë të drejtë
 
“Po lexoja dje reformën në drejtësi. Shoh për fatelitet nenin 19. Thoshte Gjykata Kushtetuese, nuk do mund të gjykojë këtë ligj. Do të thotë që të jeshë një bandit i mirëfillte. Veprat të rënda penale nga Parlamenti shpallen të papranueshme. Kushtetuta thotë amnistia miratohet sipas disa kushteve. Nuk kisha parë kurrë që të ndërpresësh hetimet, ata hetoheshin për dhjetëra raste pastrim parash. Shqiptarëve u intereson të marrin mbrapsht leket që ua kanë humbur RAma e Meta. DIA-s i ofruan 29 mln Euro, nuk i pranuan se kanë ndërmend të marrin 135 milionë euro.”- tha Berisha.

Berisha: Revulucion demokratik me protesta të vijueshme 

Berisha theksoi se duhet që kjo qeveri duhet të largohet me revulucion demokratik përmes protestave të vijueshme. Sipas tij i pari që do të ngujohet me çadra para selisë së kryeministrit do të dalë i fituar.
  
Duke folur për aferën e CEZ. Berisha u shpreh se Rama ka në dorë momentin që të vendosë njëherë në interes të qytetarëve. Por ai shprehet se është pesimist, pasi vendi deri më tani nuk ka pasur qeverisje duke pasur edhe shumë pak investime në 2 vite.
 
“Rama të tregojë se mund të marrë interesin e qytetarëve. Ajo që unë shoh vendi nuk ka qeverisje. Ky vend është pa qeverisje. Ky vend ka një kryetar ekzekutivi. Që është sot njeriu më qesharak. Përveçse në Korçë dhe shatërvanit në Durrës, nuk ka bërë asnjë km rrugë në 2 vite. Këta janë në rrokullisje. I pari që duhet të vendosë çadrat para zyrës së Ramës, fiton betejën.”- tha Berisha.
 
Berisha:  Ia kam treguar Metës, Ramës i është kërkuar arrestimi yt

"I kam thënë Metës se Ramës i kanë kërkuar arrestimin tënd në Gjermani dhe Bruksel. Ramës i thonë që Meta të hyjë në burg mbi bazën e dosjes që ka çuar ai vetë."- tha Berisha. 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool