TIRANË- Sali Berisha refuzoi para gazetarëve të rendisë ndonjë arritje të Altin Dumanit për 3 vite në krye të SPAK, por para Prokurorisë së Posaçme kujtoi një nga një të gjitha sulmet që ka adresuar në drejtim të kryeprokurorit, i cili tashmë detyrën e tij do t’ia pasojë Klodian Brahos. Pasi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, Berisha lexoi edhe këtë mesazh të fundit që shkroi në letër për Dumanin.
“Shënimi që i lashë armikut të egër të pluralizmit politik, mercenearit të Ramës dhe narkoqeverisë së tij: me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do të thotë fjalën e saj”, tha Berisha.
‘Kapitullin’ 3-vjeçar në krye të SPAK, institucioni që goditi korrupsionin në radhët më të larta të zyrtarëve dhe që e mori edhe vetë atë të pandehur, Berisha thotë se Dumani e mbylli për faqe të zezë, si armik i pluralizmit që arrestoi liderët e opozitës me urdhër të Edi Ramës.
“Altin Dumani do mbahet mend si armik i egër i pluralizmit politik, si njeriu që arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare, pa asnjë fakt penal, si persona nën hetim, paradhënie për partinë e tij, edhe pa thirr ndonjëherë në pyetje. A ka bilanc më të zi se ky që shkel kushtetutën, themelin e Kushtetutës, si mercenar për llogari të armës. Ka fshehur dosje, ka mbyllur dosje të Olsi Ramës, Linda Ramës, Edi Ramës, që janë nga më të rëndat. Ka mbajtur në xhep për një muaj mandat arrestin e Elvis Doçit, duke u bëtë Poja i SKAP-it. U bë zëdhënës i Ramës”, vijoi Berisha.
Për kreun e ri të SPAK , thotë se u zgjedh siç e parashikon Kushtetuta, ndryshe nga paraardhësi i tij Dumani.
“Në dallim nga paraardhësi i cili e mban atë vend çdo ditë në kundërshtim me Kushtetutën, ky u zgjodh në përputhje me Kushtetutën me 7 vota”, theksoi Berisha.
Sali Berisha u ndal edhe tek përplasja e Ramës me BKH-në, e cila sipas tij, e tmerroi kryeministrin. Duke komentuar vendimin e Kushtetueses për Belinda Ballukun, e cila e riktheu në detyrë deri në shqyrtimin e ankimit të Ramës, Berisha tha se kjo gjykatë i mbylli rrugën çdo hetimi të ministrave.

Mesazhi i fundit i Berishës për Dumanin në SPAK
Ish-kryeministri, i akuzuar për korrupsion, është në gjykim për këtë dosjen e aferës Partizani së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj, ku Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë. Sipas SPAK, Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.
Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dalje të SPAK pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk ka ndalur akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, për të cilin thotë se ciklin e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme po e mbyll me faqe të zezë.
Berisha thotë se Dumani ka pasuri të fshehura duke përmendur rreth 4 apartamente, ndërsa thotë se Dumani ka deklaruar se jeton me qira tek vjehrri. Kreu i PD thotë se me një rrogë shtetit nuk mund të bëhesh pronar apartamentesh duke e akuzuar kryeprokurorin për mashtrim.
“Nuk është i fundit, bashkë me Irena Gjokën ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare. Irena ka të tjera plot dhe Altini ka të tjerë, po të mëdhenj, me vendimin e GJK duke ia hequr, duke ia marrë pushtetin sistemit të drejtësisë, për masën e sigurisë për Ballukun.
Tani Dumani e mbyll me faqe të zezë, me pasuri të fshehura. Kam prova të plota. Jam ish-president dhe ish-kryeministër dhe, në fakt, jap garanci se asnjë rrogtar i këtij shteti, përfshi edhe presidentin dhe kryeministrin de facto, nuk ka 4 apartamente me rrogën e shtetit. Ky deklaron se jam me qira te vjehrri. A e kuptoni çfarë mashtruesi është. Po të thoshte se vjehrri ia ka bërë dhuratë vajzës një apartament, do ta pranoja. Por apartamenti është ndërtuar, ky është aksioner dhe thotë jam me qira te vjehrri. Ky i gjeti këta pronarë me 3 apartamente. Cili mund t’i ketë me rrogën e shtetit? Unë me rrogën e shtetit kam blerë vetëm 40 m² ndërtim, pa kredi”, tha Berisha.
Sali Berisha ironizoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për agjentët e BKH-së që mbërritën në Kryeministri për masën e pezullimit të Belinda Ballukut. Në dalje të SPAK, ku u paraqit për masën detyrim paraqitjeje, Berisha tha me ironi se Dumani kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës, se do të çarmatosen dhe do të marrin patllakë dërrase.
“Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase. Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor.
Ai foli dje sepse pas vendimit të Kushtetueses mbyllet çdo mundësi e institucionit të hetimit, të hetojë ministra. Ai mori garanci të plotë për këtë, sepse në rast se nuk ka pezullim, imuniteti dhe arrestimin ai nuk e lejon kurrë siç e nuk e lejoi për Saimir Tahirin. Ajo masë e vetme që u kishte mbetur në duar, ishte pezullimi në rastin e ministrave dhe këtë pasi pariti Gjykatën Kushtetuese deri në tjegulla, e bllokoi një masë të tillë, një akt si ky nuk ka ndodhur kurrë. Qytetarët shqiptarë më datë 22 dhjetor do mblidhen në Tiranë për t’i dhënë përgjigjen më të merituar vendimit të Ramës për të mos lejuar hetimin e parave që ka vjedhur me Belinda Ballukun”, tha Berisha.
Komente













Sale.Per doktoret thuhet se kane shkrimin e keq,por ti qenke katastrofe fare
PërgjigjuNjeri i peshtire. Plak 80 vjec dhe merr gjithe dynjan neper goje, ca nuk thote.. Si nuk i vjen turp..Ndrysire . njeri me i poster nuk ka. Nga na rra per pjese ky kafshe..
PërgjigjuPse nuk eshte edhe ky ne burg si te tjeret?? Apo e mbani te lire e duke dale 100 here dita neper media per spektakel, qe te shohim lajthitjen e tij publike???
Përgjigju