TIRANË- Jamarbër Malltezi, i cili u mor i pandehur për aferën ‘Partizani’ nga Prokurorie e Posaçme për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Apelin e Posaçëm.
Burime për Report Tv bëjnë me dje se seanca po zhvillohet pasi Malltezi ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë. Po ashtu edhe Sali Berisha, në ‘arrest shtëpie’ ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, por nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Po ashtu do të informohen edhe në lidhje me hetimet për dosjen ‘Partizani’. Gjyqtare e çështjes do të jetë sërish Ilirjana Olldashi, e cila është sulmua vazhdimisht nga Berisha dhe dhëndri i tij.
Mesditën e 11 shtatorit, ish-kryeministri Sali Berisha, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë në historinë e shtetit shqiptar që merret i pandehur. Akuzat për aferën Partizani për korrupsion dhe pastrim parash iu komunikuan edhe dhëndrit Jamarbër Malltezi, ndërsa prokuroria u paraqiti një dosje me prova prej 500 faqesh.
Me një dosje me prova prej 500 faqesh dy prokurorët e SPAK akuzojnë ish-kryeministrin për 'korrupsion pasiv' e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e akuzojnë për 'korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim dhe 'pastrim parash"
Një ditë më vonë 12 shtator të pandehur, u morën edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, ortakë të Jamarbër Malltezit në ndërtimin e kullave në ish kompleksin Partizani ku fitoi të paktën 5.4 milionë euro. Bektashi do të përgjigjet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa Begeja për pastrim parash.
Akuzat 4 të pandehurve ia komunikuan dy prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Lajm në përditësim...
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
38.1%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 299
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Realiteti paralel i darkës, pse emisionet po mbajnë krahun e Berishës?
12 Shtator, 21:47
-
Dash Sula bën deklaratën e fortë në 'Frontline': I kam thënë kolegëve socialistë, po të mos ishte për ligjin do na kishit eliminuar edhe fizikisht
12 Shtator, 21:47
-
Spahiu: Mos harroni, kur Berisha kishte pushtet, futi 4 vjet në burg kryetarin e opozitës
12 Shtator, 21:37
-
Mero Baze: Për PD e sotme, Azemi është një model i keq
12 Shtator, 18:50
-
Berisha i pandehur/ Mërtiri: Po përdor PD për hallin e vet! Burimi: SPAK nuk ka kurajon të frymëzohet nga amerikanët, e mbajtën në izolim pa akuzë
12 Shtator, 18:04
-
Berisha i pandehur dhe protesta para SPAK/ Ngjela: Ka humbur ekuilibrin, po dëmton PD-në! Toka tek 'Partizani' ishte shtetërore, u mor në mënyrë abuzive
12 Shtator, 17:35
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator, 14:42
-
Berisha i pandehur/ Meta e merr në mbrojtje: Vendim politik i paracaktuar! Sulmon SPAK: Nën drejtimin e Dumanit, ‘vrasës’ si Nuredini
12 Shtator, 14:39
-
Afera 'Partizani'/ Pas Berishës e dhëndrit të tij, SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion
12 Shtator, 09:58
-
Sot 26 vite nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, homazhe nga opozita! Çfarë i tha truproja Berishës në spital? Si ndodhi atentati i 12 Shtatorit 1998, detajet e panjohura
12 Shtator, 09:49
-
Ylli Pata: Berisha i pandehur: Ja pse “s’e rruan” opozita!
11 Shtator, 22:15
-
Berisha nën akuzë për korrupsion/ Idajet Beqiri: Brenda muajit dosja në gjyq! Çaça: Rrezikon dënim nga 4 deri në 12 vite burg
11 Shtator, 21:24
Habitem si nuk i cuan tek 313 po i lane te ikin kur i moren te pandehur.
Përgjigju