Afera ‘Partizani’/ Gazetari Dyrnjaja: Berisha ka frikë të përballet me drejtësinë, duhet të paraqitet në gjykatë si çdo qytetar

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar kaosin që po krijon Rithemelimi në Kuvend duke mos lejuar zhvillimin e seancave plenare si edhe mbledhjet e Komisioneve. Dyrnjaja thotë se funksioni i opozitës është që të kontrollojë mazhorancës dhe sipas tij qasja e PS që nuk lejon ngritjen e Komisioneve hetimore është e gabuar.

“Ky është funksioni i opozitës të kontrollojë lëvizjet e mazhorancës. Një nga instrumentet janë komisionet hetimore. Është hap i gabuar i mazhorancës për të mos i lejuar pavarësisht se kush është në opozitë, Meta, Berisha. Derisa nuk ka një vendim të formës së prerë  duhet prezumuar si një person i pafajshëm. Është e drejta e opozitës që të ketë të drejtën për të kontrolluar veprimtarinë e mazhorancës. Nuk e di nëse Rama e bën me qëllim historinë e bllokimit. Nuk janë fare të nevojshme këto skema, shohim gardën që bllokon deputetët”, tha ai.

Një koment e ka edhe për Ilir Metën.

Opozita ka probleme të mëdha. Secili bën llogaritë e veta në raporte me politikën dhe drejtësinë. Fakti që Meta ruan një tip balance, heshtja kur iu dha masa është një tregues. Edhe heshtja flet. Meta është lojtar që e njeh rrezikun”, tha Dyrnjaja.  

Sa i takon aferës së Partizanit ku Berisha refuzon që të paraqitet në Gjykatë për masën ‘detyrim paraqitjeje’, gazetari Dyrnjaja thotë se Berisha do duhej të ishte paraqitur në gjykatë si çdo qytetar tjetër. Sipas tij Berisha ka frikë të përballet me të shkuarën e tij  para drejtësisë, pasi nuk e kontrollon dot më.

“Berisha ka humbur kontrollin mbi gjykatat dhe prandaj i sulmon, nuk i ka më dhe i jep pasiguri. Forca që do të transmetojë është frika e brendshme e tij për të kaluarën e tij përballe ligjit. Berisha është i pari që duhet të jepte shembullin, të shkonte e të përballej si çdo qytetar tjetër i republikës së Shqipërisë. Përballë ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë. Duhet të këtë sfidues më të ligjit”, tha gazetari.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare