Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, SPAK sekuestron apartamentet dhe aksionet e palestrës së Jamarbër Malltezit te kullat në ish-kompleksin sportiv (VIDEO)

TIRANË-  Agjentët e krimit ekonomik vijuan sot në ditën e dytë (24 tetor) radhazi ekzekutimin e vendimit të GJKKO për sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit, i cili është dërguar në qelitë e burgut 313.

Asetet e radhës që u vendosën nën sekuestro ishin pronat e tij në kompleksin “Magnet”. Të hënën (23 tetor) u bllokuan prona në pallatin ku jeton Berisha dhe vila te Gjiri i Lalzit. Vetëm në 6 llogaritë bankare dhëndrit të Berishës i janë bllokuar në total 250 mijë euro.

25 pasuri në total iu sekuestruan Jamarbër Malltezit me vendim të Gjykatës së Posaçme. Gjyqtarja Irena Gjoka aprovoi kërkesën e 2 prokurorëve të SPAK, Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja për ngrirjen e këtyre pasurive deri në fund të procesit. Agjentët e krimit ekonomik të Policisë së Shtetit të cilët zbarkuan në terren që të hënën, vijuan edhe të martën ekzekutimin e sekuestrove. Në totalin prej 25 pasurish, 16 prej tyre janë prona të paluajtshme, të cilat përfshijnë 6 apartamente, 3 njësi biznesi, 2 bodrume, 1 vilë me tokë truall në bregdet, 6 llogari bankare, aksione në 3 kompani biznesi dhe 4 prona të tjera. Të hënën agjentët shkuan në rrugën “Mustafa Matohiti”, në të njëjtin pallat që banon Sali Berisha.

Aty u ekzekutua urdhri për sekuestro të 2 apartamenteve dhe 2 bodrume në pronësi të Jamarbër Malltezit. Agjentët në terren verifikojnë pronën, plotësojnë procesverbalin dhe ngrijnë në hipotekë lëvizjet e mundshme të pronësisë. Paraditen e së hënës krimi ekonomik zbarkoi edhe te Gjiri i Lalzit, për verifikimin e sekuestrimit të vilës dhe truallit që është mbi të. Pikërisht në këtë vilë qëndron edhe ish kryeministri Sali Berisha gjatë periudhës së verës duke publikuar edhe foto apo video në rrjetet sociale.

Të martën, (24 tetor) në vijim të përmbylljes së sekuestrimeve, agjentët zbarkuan në kompleksin “Magnet”, i ndërtuar në truallin e ish-kompleksit “Partizani”.

Në këtë hapësirë u ekzekutua vendim sekuestro për disa apartamente të tjera, lokal, një kat përdhes pallati dhe 60% e aksioneve të shoqërisë “Magnet GYM&FIT”, të cilat disponohen nga dhëndri i Berishës. Veç kësaj të fundit, SPAK urdhëroi sekuestro të 2 shoqërive të tjera, 100% të aksioneve të tij tek “Magnet IMO sh.p.k.” dhe 45% tek “Homplan sh.p.k.”, e cila u përdor nga dhëndri i Berishës për të kaluar 5.4 milionë euro në total në formën e dividendit apo fitimit në vitet kur nuk ka qenë fare pjesë e saj si aksionar. Në mesin e 6 llogarive bankare në emër të Malltezit, 4 prej tyre janë në valutë evropiane, me një vlerë prej 197 mijë euro, një tjetër prej rreth 2.7 milionë lekë dhe e gjashta me rreth 30 mijë dollarë. Në total, në të gjitha llogaritë Jamarbër Malltezit iu sekuestruan rreth 250 mijë euro.

Pasurite tek klubi Partizani 
Mes pasurive në emër të Jamarbër Malltezit rezultojnë 9 apartamente me sipërfaqe rreth 2 500 m2 në Tiranë, një nga të cilët në bashkëpronësi me Argita Malltezin (Berisha), me sipërfaqe 128 m2. Jamarbër Malltezi është pronar edhe i 6 njësive ndërtimore në Tiranë me sipërfaqe rreth 1.2 mijë m2. Këto pasuri ndodhen tek ish Klubi Partizani si dhe tek rruga ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, aty ku ndodhet edhe shtëpia e Sali Berishës, zonë e cila quhet ndryshe edhe si ‘Rruga e Salës’.

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi akuzohen për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.  Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.

LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ..... në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë ...... në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ....... në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ....... në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ........ në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ......... në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr "Mustafa Matohiti" Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.

8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.

 9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71

10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr "Mustafa Matohiti", shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,

11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr "Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe

13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8,  fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit

15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.

Lista e pasurive që i janë sekuestruar Jamarbër Malltezit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
Afera privatizimit të ‘Partizanit’, sekuestrohen 2 apartamente dhe 2 bodrume në pronësi të Jamarbër Malltezit në rrugën ‘Mustafa Matohiti’

1698070355_policetteshtepiaeberishes.jpg

Report Tv mëson se Krimi Ekonomik i Policisë së Shtetit ka sekuestruar ditën e djeshme 2 apartamente dhe 2 bodrume në pronësi të Jamarbër Malltezit, i cili është arrestuar për aferën e privatizimit të Kompleksit ‘Partizani’. Pronat e sekuestruara ndodhen në pallatin ku banon edhe Sali Berisha, në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ ose siç njihet ndryshe edhe rruga e ‘Salës’.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfred: 24/10/2023 21:06

    Pu ,pu , pu ,po çfarë bëhet xhanëm me të vërtetë e kanë .

    Përgjigju
  • poli: 24/10/2023 12:04

    shkatarruan klubin me te bukur qe kishte shqiperia,,,,pavaresisht se une jam me tiranen,,eshte krim cfare kane bere ata...saliu me dhender kurven...

    Përgjigju
  • Tok Maku: 24/10/2023 10:44

    Thyni muret e ndertesave, se do gjeni dhe 10 milion $ cash.

    Përgjigju
    • Genci: 24/10/2023 12:55

      I KA NXJER ME VALIXHE XENI QE NE 2013 L, KA KALU NGA VIPAT NE RINAS ME VALIXHE BLIND DHE ME GPS... QE E NESE SHOERTHE AVIONI VALIXHJA GJENDET.... ASO KOHE U BE LAJME DALJE E SHPESHT E XENIT ME KTO LLOJ VALIXHESH...

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja