I arrestuar për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’, Jamarbër Malltezi dërgohet tek paraburgimi '313'

I arrestuar për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’, Jamarbër Malltezi dërgohet tek paraburgimi '313'

Jamarbër Malltezi në kafazin e gjyqit

TIRANË- Një ditë pasi u la në burg nga GJKKO, Jamarbër Malltezi është dërguar në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Në një seancë që zgjati ditën e djeshme për rreth 1 orë e 30 minuta, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë për dhëndrin e Sali Berishës si dhe për ortakun e tij ndërtuesin Fatmir Bektashi, për të cilën gjykata ka kërkuar ‘detyrim paraqitje’ por nuk i lejohet të largohet jashtë vendit.

Malltezi ka mohuar akuzat gjatë seancës, duke pretenduar se inventarizimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama, që në atë kohë ishte kryetar bashkie. “E gjithë prona  nuk  ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm”, ka argumentuar Malltezi, duke shtuar se i ka pasur mundësitë të largohej jashtë vendit, por nuk e ka bërë, pasi është i pafajshëm.

Avokatët e Malltezit kërkuan revokim të masës së sigurisë duke pretenduar se nuk ka asnjë përfitim të paligjshëm dhe se prona u është kthyer pronarëve. Para mediave, Klodian Skënderi, avokat i Malltezit, tha se nuk ka vepër penale dhe se të akuzosh dikë se është një trashëgimtar i ligjshëm i një familjeje tiranase si ajo Begeja, se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një familje tjetër tiranase është shumë e guximshme. 

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi akuzohen për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.  Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.

Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy