Në të njëjtën kohë që mbahej gjyqi për aferën Partizani, Sali Berisha u paraqit në SPAK në zbatim të masës së detyrimit të paraqitjes. Prej aty e mbrojti sërish privatizimin e klubit sportiv.
“Ajo është procedura më transparente, më ligjore, në të cilën armiqtë e saj ligjorë nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje ligjore", tha Berisha.
Gazmend Oketës, të parit që u paraqit për të dëshmuar këtë të hënë thotë se i jep vetëm një porosi:
“E ftoj të thotë gjithçka di rreth atij problemi”, vijoi Berisha.
Sali Berisha komentoi edhe dëshminë e bërë pak ditë më parë nga ish ministri Ylli Pango duke u ndalur vetëm te qëndrimi i Pangos pro privatizimit:
“E komentoj si një të vërtetë absolute. Kam pasur një program elektoral, në të cilin u kam premtuar shqiptarëve privatizim, privatizim, privatizim. Dhe ajo ka qenë mbajtje e fjalës. Nuk ndaja fjalën nga vepra. Kisha premtuar privatizimin e objekteve të privatizueshme dhe kam proceduar me shpejtësinë më të madhe. Ju duhet ta dini, t'ju jap një shifër, qeveria e Partisë Demokratike ka privatizuar në një vit sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar 104 mijë objekte dhe sipërmarrje të vogla e të mesme.
Pra, privatizimi është një parim themelor i asaj partie, i atij spektri politik që unë i përkas. E përshëndes dëshminë e zotit Pango, i cili ka mbrojtur aty programin e qeverisë në të cilën ka bërë pjesë. Dhe meqenëse ti flet këtu, meqenëse pyet për këtë, tani të pyes edhe unë pak. Si të duket ty? A s'është kështu? Akuzohet tjetri se ka marrë 410 metra katrorë tokë të gjyshes dhe gjyshit të vet, ndër të cilët edhe të pushkatuar nga regjimi, me të gjithë dokumentet. Me të gjithë dokumentat!
Dhe që faktohet se ato kanë qenë edhe në '37-ën prona e tyre. Dhe nuk akuzohet këta që zhdukën qeveritarët 130 milionë euro në djegësin e Tiranës. A nuk janë këta prokurorë, apo këta mjeranë të qeverisë më të korruptuar në Europë dhe në botë? Për sa i përket zotit Oketa, e përshëndes dhe e ftoj të thotë gjithçka din rreth atij problemi. Kaq. Ajo është procedura më transparente, më ligjore, në të cilën armiqtë e saj ligjorë nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje ligjore”, tha Berisha.
Por, kreu i PD shmangu komentin mbi qëndrimin e ish ministrit të tij se ka qenë kundër ndryshimit të destinacionit dhe ndërtimit të 19 kullave në territorin e ish kompleksit sportiv. Në fakt vetë Berisha e akuzonte indirekt Pangon më 18 qershor 2008 se me propozimin e parë kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive. Në vend të kësaj, sulmoi prokurorët e dosjes “Partizani”.
“A nuk janë këta prokurorë, apo këta mjeranë të qeverisë më të korruptuar në Europë dhe në botë?”, u shpreh kreu i PD.
Berisha u ndal edhe protesta që zhvillohet në bulevard, duke thënë se PD e mbështet por nuk ka synim ta kapë atë.
Komente











Djalli vetë. Gënjeshtar, bashkë me dhëndrin që buzëqesh si debil.
Përgjigju