Paro Laçi pas dëshmisë në SPAK: Xhim Begeja vinte në emër të Berishës te Partizani, s'përmendet në dosje! Të thellohet hetimi për 'grupin e presionit'

Ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, Paro Laçi, i ftuar në "Studio Live" në Report Tv me Arbër Hitajn, bëri publike faktet e reja lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, truallin e të cilit ish-kryeministri Sali Berisha ia kaloi dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të ndërtuar aty 19 kulla.

Pas intervistës së parë që dha në Report TV me 22 tetor ku tregoi disa episode sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij por edhe nga strukturat të shtetit, përfshirë policinë dhe Ministrinë e Brendshme, për t’u larguar nga ish-kompleksi, Laçi tha se është thirrur në SPAK për të dëshmuar. Sot në studion e Report Tv tregoi faktet e reja që ka dhënë në prokurori mbi këtë çështje, ndërsa kërkon që të thellohen hetimet, pasi shumë emra që sipas tij janë “pjesë e kasaj grabitje” nuk përmenden në dosje.

“Pas intervistës në Report Tv direkt më morën të SPAK dhashë denoncimin tim mbi faktet për privatizimin e klubit Partizani. Ato kishin një mori dokumentesh dhe unë citova me data të sakta. Në këtë mori faktesh që ata kishin unë nuk mund të theksova datat precize presionet, denoncimet për dhunën barbare që na hynë në zyra. Të gjitha i thashë me data të sakta”.

“Kam dhënë në SPAK garancimin tim për këtë aferë. Kemi patur sulme ndaj zyrave të Partizanit thyerje objektesh, materialesh, kërcënime. Ka fakte të reja për grabitjen e pronës. Kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Nga hetimet është shmangur emri i Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit. Xhim Begeja paraqitej në emër të Sali Berishës. Gjeneral Qirjazi me të drejtë shkrauante që nuk mund ta firmos. Erdhi Xhemal Gjunkshi dhe e firmosi. Ata nuk kanë qenë kurrë pronarë të ligjshëm të pronës te kompleksi Partizani. Unë s'kam qenë kurrë që ato objekte të ndryshonin destinacionin. E kam deklaruar në SPAK. Mua mu dha një pazar i qartë. Po të kisha firmosur 500 mijë euro do mi jepte dhëndri i Berishës. Agron Kuliçi ka ardhur dhe ka thënë mbroj interesat e Sali Berishës. Tonin Vocaj. Erzen Breçani ishte grushti i hekurt i  Sali Berishës dhe në atë periudhë janë marrë fushat. Unë jam shoqëruar pse kam debatuar pa bërë asgjë, ishim në stadiumin tonë dhe nata na marrin e na shoqërojnë”, tha Laçi.

Në SPAK Laçi thotë se ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me procedurën e privatizimit e cila është bërë objekt hetimesh prej vitit 2020. Ndërkaq ka shtuar se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit.

"E kam thënë dhe në SPAK që jam thirrur më është dhënë një pazar i qartë. Më ka bërë presion Agron Kulici në emër të familjes së Berishës. Edhe familja e Berishës më ka thënë se Kulici mbron interest tona. Tonin Vocaj më ka bërë presion. Pastaj mbylljen e bëri shefi i komisariatit Erzen Breçani që erdhi në komisariatin numwr 2 apostafat. Ai ishte grushti i hekurt i Sali Berishës. Ai më shoqëroi në komisariat, kemi nejtur me një birucë me kapitenin e ekipit derisa bënë protestë dhe pastaj na liruan. Sekretari Ilir Shulku u ka thënë nëse keni diçka duhet t'i mbani nëse jo duhet ti lëshoni dhe na lëshuan. Ata na shoqëruan në momentin që luhej ndeshja".

Ish-presidenti i partizanit, në studion e Report TV nënvizoi se ka pasur presione në vitin 2009 për të liruar ambientet e klubit. Ai tha se edhe në SPAK tregoi me emra se të përfshirë në këto veprime ishin të gjitha strukturat e shtetit, policia dhe ministria e brendshme. 

"I kam prek të gjitha gjërat në SPAK, duke nisur nga Xhim Begeja… Dhe prokurorët na kanë bërë njëfarë presioni. “S’mund ta çojmë përpara dosjen”, edhe kjo formë presioni është. Ato me sa pashë u vunë në lëvizje. Prokurori, Demneri nga Burrelli pak qeros, por e gjetën ata në SPAK sapo e përmenda, se ua përshkruajta… unë e deklarova faktike si ma ka thënë. Tonin Vocaj, Agron Kuliçi, Erzen Breçani janë emrat që përmenda që më kanë bërë presion. Vetëm se nuk jemi përleshur fizikisht me Tonin Vocin. Mua sa s’më kanë marrë ta firmos me forcë… 500 mijë euro kesh do mi jepte dhëndri i Berishës. E kam thënë dhe më herët që kërkojnë të më blejnë me 500 mijë euro. Dhëndri i Berishës barbar, grabitës. Përse nuk ka përfituar një tjetër pronar që është shpronësuar."

“Fakti më real është që ata kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Të gjithë e dinë që ushtria bënte bunkierë, por nuk ishte pronë e tyre. Klubi Partizani ka qenë pronë e klubit Partizani. Po të firmosja unë ata s’kishin më nevojë që tja kërkonin të firmoste Qiriazi. Ai gjenerali që sot është deputet i PD Gjunkshi ka mëkatet e veta, i formosi direkt në kohë rekord.  Ndryshoi ligjin për sportin, çdo gjë, që është i vetmi ambient sportiv që janë bërë parate sepse ishte në mes dhëndri”.

"Unë atëherë kam dalë me deklarata të forta, do marrim ekipin dhe do lozim para kryeministrisë. Kur na e morën klubin skishim ambient ku të stërviteshim. Unë kam thënë ku do bëjmë futboll që po I bëni të gjitha pallate. Të gjithë e dinë se Berisha është kryesori grabitësi i asaj prone. Ai ndërroi ligjin për sportin".

Laçi ka hedhur poshtë akuzat e Rithemelinit, të cilët e quajnë si mbështetës i qeverisë.

"Unë jam shumë i djathtë, nuk kam asnjë lidhje me të djathtën. E dinë shumë mirë sa kam bërë për demokracinë. Kam financuar Partinë Demokratike. E dinë demokratët, Paro Laçi ka paguar shpenzimet e Sali Berishës, faturën e telefonit të Sali Berishës që shkonte 4 mijë euro".

 

Masat e sigurisë ndaj Berishës për aferën e Partizanit janë 2, masë detyrim paraqitje bashkë me ndalimin për të dalë jashtë vendit, nën akuzë për korrupsion pasiv. 

Për Jamarbër Malltezin është në fuqi masa e arrestit me burg, për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

Sali Berisha ka refuzuar të zbatojë vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur më 6 nëntor, pranë SPAK te oficeri i Policisë, ndërsa thirrja e radhës është 20 nëntori 2023, e hëna e tretë e nëntorit, ku pritet të shihet se çfarë do të ndodhë: Nëse Berisha refuzon sërish, dhe nëse prokurorët do detyrohen për masë më të ashpër, siç është arresti me burg. 

Me masë detyrim paraqitje është edhe biznesmeni Fatmir Bektashi që ndërtoi 19 kulla te ish-kompleksi Partizani, nën akuzë për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
Paro Laçi: Daja i Malltezit merrte lekë për stërvitje te Partizani, ka fatura! Kam pasur presione pas padisë! Berisha kapo i grabitësve, por s’e kam frikë! S’ka burrëri

 

Paro Laçi ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, i ftuar në "Studio Live" në Report Tv ka kërkuar nga SPAK që të hetojë si të përfshirë në dosjen e aferës së privatizimit të ish-klubit Partizani edhe disa emra të tjerë, një prej të cilëve Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës. Begeja sipas Laçit u ka marrë para të rinjve dhe fëmijëve që stërviteshin në klub e për këtë tha se ka fatura. I pyetur nëse ka marrë presione pas denoncimit të fakteve të reja nga ana e tij fillimisht në Report Tv e më pas në dëshminë e tij në SPAK, Laçi e pohoi.

Pyetje: Ka ngelur diçka e pa përfshirë në dosjene aferës së 'Partizanit' sipas jush?

Paro Laçi: S’jam shumë i njohur me dosjen dhe hetimet, por siç shoh në opinion publik shumë emra s'janë përmendur. Një emër që dhashë në SPAK është Xhim Begeja daja i Jarmarbër Malltezit. Ai u paraqiste në emër të Sali Berishës, unë jam Sali Berisha këtu. Ai kërkonte të paguhej nga klubi Partizani që klubi të stërvitej në ambientet e veta. Kërkonte edhe nga fëmijët që të paguanin. Nëse ka gjurmë, janë faturat që ai do u ketë bërë njerëzve që u ka marrë lekë për t'u stërvitur në klub. Sot trumbetojnë shumë gjëra në ca televizione të këtyre grabitësva. Ato nëse kanë qenë pronarë të ligjshëm pse mungojnë dokumentacionet.  Pse mungon në kadastër një fletë regjistri por mos të flenë rehat këta njerëz se edhe ata fakte do të dalin.

Pyetje: A keni patur presioni pasi jeni thirrur në SPAK?

Paro Laçi: Tani ne nga Gjureçi i Dibrës jemi shtëpi buke por frikën nuk e njohim… Presione kemi pasur gjithmonë. Presione kam pas po nuk kam frikë as Berishën e asnjë. Berisha s’ka burrni e njoh mirë, po të dojë le ta nisë… Unë nuk e kam frikë Berishën, e kam thënë gjithmonë që kam qenë gjithmonë me të vërtetën…

Pyetje: Nëse do thirreni përsi nga SPAK çfarë do thoni shtesë?

Paro Laçi: I kam prekur të gjitha gjërat në SPAK, Xhim Begeja… Dhe prokurorët na kanë bërë njëfarë presioni. “S’mund ta çojmë përpara dosjen”, edhe kjo formë presioni është. Ato me sa pashë u vunë në lëvizje. Prokurori, Demneri nga Burrelli pak qerosh, por e gjetën në SPAK sapo e përmenda, se ua përshkruajta… unë e deklarova faktike si ma ka thënë. Presione nga Tonin Voci; Agron Kuliçi;Erzen Breçani… Vetëm se nuk jemi përleshur fizikisht me Tonin Vocin. Mua sa s’më kanë marrë ta firmos me forcë… 500 mijë euro kesh do mi jepte dhëndri I Berishës. E kam thënë dhe më herët që kërkojnë të më blejnë me 500 mijë euro.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 17/11/2023 09:20

    paske shpetuar mire me aq, se Trebicka shkoi ne grope prej ketyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë