Ish-presidenti i Partizanit, Paro Laçi: Gati padinë e re! Edhe Shkëlzeni me Argitën më bënë presion! Më ofruan 500 mijë € e apartamente që të hesht

Ish presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi i ftuar në Report Tv ka zbardhur të tjera detaje nga privatizimi i ish-kompleksit "Partizani", që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezin, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeministri Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Gjatë intervistës me gazetarin Arbër Hitaj, Laçi tregoi disa episode sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij por edhe nga të gjitha strukturat e shtetit, përfshirë policinë dhe Ministrinë e Brendshme, për t’u larguar nga ish-kompleksi. Laçi përmendi me emra disa prej personave që sipas tij i kanë bërë presion.

"Në emër të Berishës më ka presion dhe ministri i mbrojtjes Imami më ka thënë që duhet të largohem nga klubi. Presionet kanë qenë me mesazh me telefonata në mënyrë direkte. Na kanë larguar disa herë me forcë dhe ne përsëri futeshim. Na thoshte të ikim nga klubi të ikim në rrugë deri në atë pikë që është ndërruar një shef komisariati dhe ka ardhur një njeri i Berishës. Tonin Voci na ka thirrur në komisariat dhe na ka bërë presion të gjithë zinxhirit të ekipit të Partizanit na kanë thënë mos t'u shohim më te fushat. Të gjithë na kanë bë presion, edhe Shkëlzen Berisha.

Xhim Begeja atëherë drejtonte policinë. Tonin Voci na bënte presion ditë natë me polici. Presion direkt mua, më bënin që të më thynin mua. Më ka thënë Kulici me Tonin Vocin po s’u largove nuk e din se çfarë do të bëjmë. Kulici mbronte interesat e familjes Berisha unë e kam me mesazh. Në atë periudhë kohe të gjithë flisnin në emër të Berishën. Më vonë u vura në dijeni  të disa dokumenteve Në Firence, kemi dokumente që tregojnë se ish klubi është pronë e shtetit. Ne kemi shkuar në Kamëz një presion i paparë. Në Kamëz ishte Erzen Breçani. Nuk na kanë lejuar të afrohemi”, tha Laçi.

Ish presidenti i klubit deklaroi se presione ka pasur edhe nga vetë djali dhe vajza e ish kryeministrit, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

“Me Partizanin është luftuar nga të gjitha anët, kudo që kishte njerëz Berisha. Kanë qenë direkt akuza të paqëna për mua, presione direkt nga Sali Berisha. Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argitana kanë bë presion duke thënë se janë pronat tona. Përmendnin kudo Sali Berishën në çdo ambient, si nuk paska përgjegjësi sot Berisha. Ka bë një padrejtësi të paparë. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë të paparë”.

"Si sot nuk paska përgjegjësi Berisha. Pse duhet të na vijë keq i vjetër e gjynah, kujtdo që ti vijë koha le ta paguajë. Ka bërë padrejtësi të paparë. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë shtetërore me mekanizëm të dhunshëm të paparë."

Në Report Tv ai zbuloi dhe shifrën që i është dhënë për ta blerë.

“Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet. Më kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartamente. Këto oferta më kanë ardhur në emër të familjes së Sali Berishës. Unë kam thënë se nuk mund të shkel mbi mundin”, shtoi ai.

"Ndërmjetësit kanë qenë Agron Kulici dhe ish drejtori i policisë së Tiranës. Pas ofertave kanë qenë presioni. Sa herë ata vinin për të na përzënë me forcë nga fushat na përzinin. Vinin me urdhër të Berishës. Ne ziheshim me policë të pafajshëm që ata i urdhëronin."

Ndërsa i quan pozitive masat e sigurisë për Berishën, Malltezin dhe ortakun, ish presidenti i 'Partizanit' Laçi thekson se do të bëjë padi të re ndërsa kërkon që SPAK ta marrë në pyetje në lidhje me aferën.

"Do marr dhe vetë hapa ligjorë, kudo që të jem do ruaj kontaktet me drejtësinë shqiptar. Pres që të më thërrasë SPAK. Për mua personalisht dhe për të gjithë njerëzit që jetojnë në vendin tonë është një hap i madh sepse do të besojmë në drejtësi.  I kam ndjekur të gjithë ecuritë e lajmeve, besoja por është pak e vonuar. Mua në aspektin personal më është bë plus sepse me këto fakte sot... Unë jam arrestuar disa herë, për një diçka që s’e kam bërë që kam dashur të shes ndeshjen Rubiku Sukthi që ra si akuzë. Avokati tha se po e fusni këtë që ta mbani pak në burg. Kishte lidhje dytësore me privatizimin sepse nuk pranova ofertën e tyre. Mos të kisha rezistu unë do kisha marrë 500 mijë eurot dhe ambientet e ndërtimit, por unë nuk kam firmosur kurrë kontratë me to.

Unë po i paraqes faktet si jam arrestuar si nuk jam lënë të mbroj veten si kam bë burg në Itali. Jam ekstraduar në Itali dhe kam mbaruar një burg në mungesë. Do ta përdor edhe për aspektin tim juridik. Dëmshpërblimin nuk do ia marr taksapaguesve shqiptarë. Pasi provuan të më  fusin në burg në Tiranë, pastaj nipi i Berishës Dritan Berisha ka ecur në Itali duke mbledhur fakte të paqena, unë jam dënuar në mungesë. Jam ekstraduar pasi Dritan Berisha ka ardhur shef Interpoli në Shqipëri", shtoi Laçi pë Report Tv.

Në këtë çështje për të cilën autoritetet kanë vënë përpara përgjegjësisë tre personat e parë, ish presidenti i klubit shprehet se ka disa emra të tjerë që mungojnë.

“Erzen Breçani erdhi në komisariat po ruante. Mungon zinxhiri i policisë. Pas Fatmir Bektashit duhet të jetë dhe Xhim Begeja në dosje, e di gjithë Tirana që rrihte gjoksin. Ai është daja i Jamarbër Malltezit. Politikisht janë dhe të tjerë. Arben Imami ishte gjenerali që hypi mbi tanks, u bë ministër sepse ra dakort që të firmoste letrat për t'i dhënë klubin dhëndrit të Berishës. Edhe Fatmir Mediu. Është bë presion edhe nga FHSH”.

Jamarbër Malltezi është vënë në pranga mbrëmë pas hetimit të SPAK për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’. Dhëndri i ish kryeministrit Berisha u arrestua gjatë kohës që ndodhej në Aeroportin e Rinasit. Ndërkohë SPAK ka vendosur ndalimin për udhëtim jashtë vendit për Berishën dhe i ka caktuar masën e detyrimit paraqitje. Për ndërtuesin Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin në ndërtimin e kullave n ëish kompleksin partizani është vendosur masa detyrim paraqitje. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për pastrim parash dhe korrupsion. Afera e ish-kompleksit Partizani ka shënjuar pushtetin e dytë të Sali Berishës në vitet 2005-2009, atë të tjetërsimit të pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, për llogari të familjarëve të Sali Berishës. Ka qenë kjo aferë që ka ndikuar në shpalljen non grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Tregoi për presionet që iu bënë në emër të Berishës, ish-presidenti i Partizanit Paro Laçi merret në pyetje nga SPAK pas intervistës në Report Tv

1698007333_fffff.JPG

30 minuta pas intervistës në Report Tv ku zbardhi detaje në lidhje me presionet që i janë bërë në vitin 2009 për të liruar ambientet e ish-klubit, ish presidenti i Partizanit Paro Laçi është thirrur nga SPAK për të dhënë dëshminë e tij. Ai tregoi në Report Tv se të përfshirë në presione ishin të gjitha strukturat e shtetit përfshirë policinë dhe ministrinë e brendshme.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 23/10/2023 10:23

    Ore nqs keta fillojne e mendojne qe me deshmi nga kerma te tilla do kapin saliun jane fresk, mjaft te shohesh ne Google kush eshte ky tipi , ka dosje per grabitje, vjedhje, prostitucion e vrasje ne vendet e be , itali e gjermani sidomos.ata te eksodit te 2 me anijen vlora e mbajne mend mire kete halene se cfare beri ne stadiumin e Barit ..

    Përgjigju
    • soti: 23/10/2023 14:54

      pavarsishe se kush eshte te gjithe duet te japin deshmie nesejane deshmitare apo ne dije te gjithe krimeve qe kan bere si per ata te opzites dhe keta te pozites.Bravo ketij per guxhimin te gjithe duet te bejne pjesen e tyre, se perndyshe nk do ndryshojbkurre shqiperia

    • Deni: 23/10/2023 11:04

      Edhe ? Se ka bere burg nuk duhet me i mare parasysh deshmia apo padia?apo se ky ka bo burg te gjitha qe thujen per Salen apo krimet e tij app deshmite qe dalin,nuk duhen pranuar apo mare parasysh? Shkoni mer pirdhuni,ceshte esht per persona te tjere qe e kan djegur kete vend ty te paska kap meraku ca ka bo ky trangulli tjeter!Sh mire,te japin dhe berishet llogari si ky trongulli ktu edhe masanej merk krahasoi sa te duash!!! Ky mori ca leke ne 92 Berishet moren te gjitha leket e jeten e popullit per 30 e kusur vjet,si mund te jete njesoj?Pallosh

  • AltinTop: 23/10/2023 10:19

    Ky akuzon dhe Tonin Vocaj qe i ka bere presion ne ate kohe…Ku eshte Balla? Pse nuk e mban akoma ne detyre Vocajn?

    Përgjigju
  • anna: 23/10/2023 09:52

    I mjeri populli im e une bashke me to 33 vite maskarallek nga te gjitha krahet politike bashke me polici vetem te zeza kemi pare.

    Përgjigju
  • nani: 23/10/2023 09:26

    policia eshte si nje leve e partise. ca kerkon ti. polici europiane ketu!?

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 23/10/2023 09:01

    Familja viçidoli zapton Tiranen, hajde kapitalizem hajde, në burg të gjithë si familje, bashk me Liken Bashen e tan ça ka nvjedh at popull, dhe parate ja japin pensionistave.

    Përgjigju
  • e di mire: 23/10/2023 08:32

    Malltezi nuk e ka daje Xhimin. e ka te vetin , po jo daje

    Përgjigju
  • Arki: 23/10/2023 07:55

    Tonin Vocaj turpi policise, vazhdon mban Rama pislliqet e Sali Berishes! Dikur grupi qiftelia, sot drejtora prap

    Përgjigju
  • poli: 23/10/2023 03:41

    BRAVO PARO LACI,,TA MARR VESH POPULLI KUSH JANE TROPOJANET E SALI KRIMINELIT...NE E DIME...POR TA DINE ATA QE SE DINE AKOMA,,,BREZI I RI...

    Përgjigju
  • Ariu: 22/10/2023 22:31

    Tonin Vocajt i doli emri për ushtar.

    Përgjigju
  • :;,';: 22/10/2023 20:27

    Qeverisja e berishes mos i ardht ma ktij veni,ka ken qeveri fasciste edhe ma è poshtun se enverit.Te bajshin me vjell ne at kohe do demokrat kur thojshin se berisha asht i nershem por i ka shokt me hile funi bots kurr se kam besu.....

    Përgjigju
  • Jo në emër të tyre: 22/10/2023 19:20

    Por në emër të Berishës.

    Përgjigju
  • Alb: 22/10/2023 18:35

    Shtet kriminelash, krimim e injoranca kapi shtetin mas 1992

    Përgjigju
    • Buzeli: 23/10/2023 12:48

      Tonin Vocaj ka fshehur shume krime nxirjani telefonatat se ka 3 tel qe me grupin e shkodres Tom Doshi te dursit te fierit i shikoni dhe do keni metamofoza numer 2

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)