Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet në SPAK, militantët e braktisin! Ish kryeministri sulmon Dumanin: I birësuar nga Ymer Lala me 1 mln euro

TIRANE- Sali Berisha u paraqit sot në orën 10:00 në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, nga pamjet me dron të Report Tv duket që pjesëmarrja është shumë më e ulët se herën e kaluar.

"Altin Dumani, Altin Lala, fjalën e kam për Ymer Lalën. Altin Lala i cili është I birësuar nga krimineli Ymer Lala me 1 mln euro. Janë frikacakë e kanë rrethuar me policë" tha Berisha nw njw prononcim pasi doli nga SPAK

Ndërkohë policia kishte marrë masa paraprake për të shmangur çdo incident të mundshëm. Report Tv dhe shqiptarja.com solli pamjet kur policia krijoi një kordon para godinës së SPAK.

 

Mesazhi militantëve

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguroi dje mesazhin që u ishte drejtuar strukturave duke u kërkuar që sot, 20 janar, të mblidheshin sërish në SPAK teksa Berisha do paraqitet në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.

“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t'u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.

Kjo është hera e dytë që Berisha do paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij. 

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
Ekskluzive/ Shikoni pamjet me dron - Sali Berisha i thirri ta mbështesnin tek SPAK, militantët e braktisin (VIDEO)

TIRANE- Sali Berisha u paraqit sot në orën 10:00 në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, nga pamjet me dron që sjell Report Tv dhe Shqiptarja.com duket që pjesëmarrja është shumë më e ulët se herën e kaluar.

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguroi dje mesazhin që u ishte drejtuar strukturave duke u kërkuar që sot, 20 janar, të mblidheshin sërish në SPAK teksa Berisha do paraqitet në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.

“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t'u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.

Ora 10:06
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha zbaton masën e sigurisë, paraqitet në GJKKO, një grup i vogël militantësh rrethojnë makinën e tij 

 

Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje, dhënë nga Apeli i GJKKO, ndërsa makina e tij u rrethua nga një grup i vogël  militantësh, të cilët kanë dal sot në protestë para SPAK.

Ai ka hyrë brenda në ambientet e SPAK, sapo ka zbritur nga makina e tij teksa shoqërohej nga avokati Genc Gjokutaj. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Rrëfenja të gjelbërta’ ekspozitw te Qendra e Artit ‘Agimi’! Filmi ‘The man without a past’ Tek Bunkeri

Aktivitetet kulturore/ ‘Rrëfenja të gjelbërta’ ekspozitw te Qendra e Artit ‘Agimi’! Filmi ‘The man without a past’ Tek Bunkeri