Analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri e cilëson retorikën e Sali Berishës kundër drejtësisë, si një monolog i neveritshëm dhe pa asnjë kuptim. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv Yzeiri tha se Berisha ka kohë që artikulon një narrativë që i drejtohet vetes dhe jo të tjerëve. Duke u ndalur tek grupimi i Rithemelimit, sipas Yzeirit, ai grupim tashmë është thjesht një çetë, që do të zvogëlohet një grupim prej 10 vetash.
I pyetur në lidhje me paralajmërimet e Berishës për protesta, Yzeiri tha se ka gjithnjë e më pak njerëz që po e mbështesin ish-kryeministrin.
‘Nuk është lajm më Berisha... kërcënimet Berishës janë një monolog i neveritshëm nuk tërheqin askënd. Bëri thirrje që natën kur ju arrestua dhëndri, u mblodhën disa njerëz... Ditën kur Kuvendi votoi heqjen e imunitetit... më pak njerëz i shkuan. Do katandisen me 10 veta. Ligjërimi publik zakonisht krijon impakt tek dëgjuesit, kur ai ka një referencë, kur ai ndërtohet mbi një argument që ka interes për të tjerët. Berisha ka kohë që artikulon një narrativë që i drejtohet vetes dhe jo të tjerëve. Ka zgjedhur skenën e ish-Shqup, ku është strehuar foltorja.
Të gjithë bashkëbiseduesit e tij s’kanë lidhje me ato që ai tregon. Është rasti kur dikush që ka një hall të thërret dhe nuk të dëgjon. Nuk është më lajm ajo që shqipton Berisha përveçse të bën për të qeshur. Grupi i Rithemelimit, nuk është grup, por një çetë me 100 veta që nuk i ndjek askush, pasi në momentin më të vështirë që kishte ky grup kur lideri i tyre u bëri thirrje për tu mbledhur për tu bashkuar askush nuk ju përgjigj, përveç disa burokratëve besnikë të tij me të cilët ka lidhur interesa prej kohësh.’- tha Yzeiri.
Analisti po ashtu parashikon një krizë të gjatë në opozitë.
‘Kriza në opozitën shqiptare do të vazhdojë. Ajo që pritet është si do të reagojë Lulzim Basha. Askush nuk e pengonte Lulzim Bashën, përmes veprimesh që do të bënin të mundur si do të identifikohej PD-ja zyrtare. Veprimi i tij... janë disa dalje publike që ai i emëron zëdhënëse. Për fat të keq nuk shikoj ndonjë shpresë në riformatimin e opozitës. Ajo që duhet ta na prekuopojë në çdo ditë janë standardet e jetës në këtë vend.’- tha Yzeiri.
Kujtojmë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, do të merret të mërkurën, pasi seanca e sotme u shty me kërkesë të avokatëve që kërkuan kohë të njihen me provat. SPAK kërkoi që masa e arrestit në shtëpi të përforcohet edhe me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ka te drejte Ylli. Ceta e Berishes eshte asgje para organizates kriminale te Rames. Me mire me nje organizate politiko kriminale, si qemoti me PPSH.
PërgjigjuPerse SKAPI i Berishes po e toleron kaq shume kete bajge qe qelb vendin kudo ku shkon. Vetem prangat dhe ne burg te shkoje. Mosha e kesaj monstre nuk duhet te jete aresye per arrest shtepie. Ai nuk pyet per moshe per te sjelle remuja me rujt kokat e familjes se tij. Mbasi na kenaqi me avokatet e Frances tani na mbrohet me avoketerit e tij e na tregon Strasburgun. Te ka ardh fundi kot e ke...
Përgjigju