Këtë herë ajo është komentuar për një lidhje të mundshme me këngëtarin turk Bülent Serttaþ. Shkak për këto aludime të reja janë bërë disa foto në të cilat Dreshaj shfaqet me këngëtarin.
Por ka qnë vetë modelja bukuroshe e cila i ka hedhur poshtë këto spekulime mediatike, duke i mohuar kategorikisht lajmet e publikuara në media.
“Fotoja e publikuar tregon një sekuencë të klipit të ri të Bülent, ku unë do të jem sërish modele”,- ka theksuar Dreshaj.Gjithashtu ajo ka shtuar se aktualisht gjendet në SHBA për shkak të angazhimeve si modele.
Ndërkohë ky është klipi i dytë ku Afërdita merr pjesë, pas videos me titull “Ýkimizde Bilemedik”, e cila është publikuar disa muaj më parë.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)