Afganët në Shëngjin nisin argëtohen me pushuesit, ja marrin valles në lokalet me muzikë live

LEZHË- Afganët e mbërritur në Shëngjin kanë nisur që të argëtohen me pushuesit, duke ja marrë valles në lokalet ku luhet muzike live. Siç shihet edhe në këtë video refugjatët afganë po shijojnë ritmet e muzikës shqiptare dhe po kërcejnë së bashku me pushuesit e tjerë.

Të strehuar në këtë zonë turistike, ata lëvizin lirisht dhe kanë nisur të ambientohen me vendin. Më parë ato janë parë duke lëvizur shëtitoren e plazhit e rrugët e qytetit e të tjerë kanë dalë për të marrë rreze në breg të detit.

Afganet vlerësojnë mikpritjen dhe se thonë se ndjehen të sigurt në Shqipëri, ndërsa do të qendrojnë derisa të ketë një vendim të autoriteteve.  Referuar të dhënave, deri tani në Shëngjin janë strehuar 400 shtetas Afgan.

Një ditë më parë në vendin tonë mbërritën në aeroportin e Rinasit edhe 37 afganë të tjerë, duke e çuar në 644 numrin total të refugjatëve që kanë ardhur në më shumë se një javë në vendin tonë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t'u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga qeveria Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic