AFGANISTAN-Ashraf Gani është betuar sot si president i Afganistanit gjatë një ceremonie luksoze në pallatin presidencial në Kabul, duke iu dhënë fund 6 muajve trazira pas një konflikti të ashpër mbi mashtrime zgjedhore që sollën një rinumërim votash. Ish-ministri i financave u betua në një ngjarje të madhe duke shënuar kështu edhe transferimin e parë demokratik të pushtetit që nga rënia e talebanëve në vitin 2001.

“Unë nuk jam më i mirë se kushdo midis jush. Nëse unë bëj diçka të mirë më jepni mbështetjen tuaj. Nëse unë gaboj, vendosni më të drejtën”. Ghani pason Haid Kharzain pas një ngërçi disa mujor mbi mosnjohjen e rezultatit zgjedhor midis Ghanit dhe rivalit të tij Abdullah. 

Në bazë të një marrëveshje me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe OKB-së, është rënë dakord që të formohej një qeveri uniteti ku Ghani u shpall president pas një kontrolli të 8 mijë fletëve të votimit. Momente pasi Ghani bëri betimin. Abdullah u betua gjithashtu si shef ekzekutiv, një rol të ri me kompetenca të ngjashme me ato të një kryeministri, që është krijuar për të thyer bllokimin e zgjedhjeve.

Talebanët e përshkruan marrëveshjen si ‘një mashtrim i orkestruar nga SHBA’, ndërsa Ghani e përshëndeti atë si një fitore të madhe. Në fjalimin e tij të gjatë të pas betimit si president, Ghani premtoi reformë, zhvillim, masa kundër korrupsionit, varfërisë dhe një gjyqësor të drejtë. Por, ai e di se nuk mund ta bëjë këtë pa pasur siguri në vend. Këtë e ka dëshmoi edhe një shpërthim në aeroportin e Kabulit gjatë kohës që Ghani betohej si president.

Talebanët kanë nisur një sërë sulmesh, duke përfshirë dhe një vetëvrasës në një seli të qeverisë në provincën lindore, Pakita duke lënë të vdekur 10 persona. Sipas mediave të huaja, siguria në qytet është në nivele të ulëta, me pak njerëz në rrugë dhe shumë dyqane të mbyllura.

Gjëja e parë që pritet të bëjë qeveria është të nënshkruajë një marrëveshje që trupat amerikane të mbeten në Afganistan edhe pas përfundimit të këtij viti. Në një vit, kur talebanët po mbajnë një nga ofensivat e tyre më të mëdha që kur ranë nga pushteti në vitin 2001, Ghani u shpreh se populli afgan është i lodhur nga lufta dhe kërkon paqe.

Redaksia Online