KABUL,- Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur sot në një atentat vetëvrasës në qendër të Kabulit, mësohet nga zyrtarët lokalë.
"Informacionet paraprake bëjnë fjalë për shtatë të vdekur dhe 22 të plagosur, ku përfshihen gra dhe fëmijë", tha drejtori i një spitali të kryeqytetit afgan, Sayed Kabir Aniri.
Sipas zëdhenësit të Ministrisë së Brendshme afgane, Sediq Sediqqi, i cili konfirmoi sulmin vetëvrasës, bëhet fjalë për një makinë të ngarkuar me eksploziv.
"Eksplozivi shpërtheu paradite në qendër të qytetit dhe dëmtoi gjithashtu dhjetëra makina", shtoi ai.
Ky sulm vjen në kohën kur presidenti afgan, Ashraf Ghani ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, ku në axhendën e tij perfshihet dhe diskutimi i procesit të paqes me talebanët./ATSH/
/Shqiptarja.com