TIRANË- Kryeministri, Edi Rama do të shkojë më 22 tetor në Beograd, vizita e parë e një kryeministri shqiptar që prej 68 vitesh, gjatë së cilës Kosova dhe komuniteti shqiptar në Serbi pritet të jenë temat që do të diskutohen me homologun Aleksandar Vucic.
Kjo vizitë u bë e mundur nga një përmirësim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës u arrit në Bruksel në muajin mars 2013 nën drejtimin e Bashkimit Evropian, ku dy ish-armiqtë ashtu dhe Shqipëria dëshirojnë të integrohen.
"Kosova do të jetë një prej temave në axhendën e diskutimeve", deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme, Glevi Dervishi.
"Disktutimet do të përqendrohen gjithashtu në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin ekonomik, por gjithashtu dhe në situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, rajon në jug të Serbisë me shumicë shqiptare", sipas të njëjtit burim.
Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie delikate kryesisht për shkak të pavarësisë së Kosovës dhe çështjeve të autonomisë ngritur shpesh nga komuniteti shqiptar në Serbi./
ATSh/