Personat në foto janë burra dhe gra që vuajnë nga një formë e albinizmit dhe janë vënë nën mbrojtjen e policisë dhe ushtrisë, pasi organet e tyre duan t’i shesin në tregun e zi në Afrikën lindore. Policia në zonën e Malavisë është urdhëruar të qëllojë këdo që sulmon personat albinë, ndërsa kryeministri i Tanzanisë i ka bërë thirrje qytetarëve që të vrasin këdo që ka pjesë trupi albine.
Dhe në një vend aty pranë të quajtur Burundi, të rinjtë albinë nga e gjithë Afrika lindore janë strehuar në një vend të vecantë nën mbrojtjen e forcave të ushtrisë për të shmangur sulmet e mundshme. Këto masa drastike po ndërmerren nisur nga një raport i Kombeve të Bashkuara sipas të cilit të paktën 15 njerëz me albinizëm, kryesisht fëmijë, janë vrarë, plagosur apo rrëmbyer në Afrikën Lindore gjatë gjashtë muajve të fundit.
Pjesë të trupit të tyre përdoren për rituale të magjisë së zezë, pasi besohet se këto magji sjellin fat, dashuri dhe pasuri.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com