Afrikë e Jugut, rrugët bosh, luanët shtrihen e pushojnë në asfalt (FOTO)

Afrikë e Jugut, rrugët bosh, luanët shtrihen e pushojnë në asfalt (FOTO)

Mbyllja e shteteve si pasojë e koronavirusit ka bërë që mungesa e turistëve të ndjehet edhe në Afrikë e Jugut. Atje, kafshët e egra tashmë janë bërë “zot” në habitatin e tyre dhe jo vetëm, por edhe në rrugët automobilistike aty ku nuk ka lëvizje të makinave. Në disa foto të shkrepura në Parkun Kruger nga një patrullë policie duken qartë disa felinë dhe luanë që zakonisht gjatë orëve të ditës fshihen në pyll, por duke parë që nuk ka prezencë të turistëve ata kanë përfituar dhe kanë “marrë një sy gjumë” në asfalt.

Parku është mbyllur më 25 mars dhe kjo pamje është e rrallë për këtë hapësirë që vizitohet nga një numër i lartë turistësh. Ndërkohë që zakonisht felinët dhe luanët i sheh të dalin në rrugë vetëm gjatë natës.

Normalisht duhej të ishin duke pushuar nëpër shkurre për shkak të trafikut, por duke qenë se janë kafshë inteligjente po e shijojnë lirinë pa njerëz”, tha një përgjegjës i Parkut. Duket se nga e gjithë kjo situatë izolimi e botës, ata që po përfitojnë shumë nga mbyllja e njerëzve janë kafshët dhe natyra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • avduli: 17/04/2020 15:17

    nuk eshte aspak e drejte te gjobitish apo te denosh popullin e thjeshte qe ska as nje pergjegjesi per perhapjen e kesaj semundje .Pergjegjesia duhet te bjere mbi oganet shteterore pergjegje qe i ngarkon ligji sepse pastaj lind pyetja perse paguhen keton organe qe nga digasteri e deri ne baze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë