Afrona feston ditëlindjen, Blero emocionon me dedikimin: Kam nevojë për ty (Foto)

Afrona feston ditëlindjen, Blero emocionon me dedikimin: Kam nevojë për ty (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona

Këngëtari shqiptar dhe modelja e njohur janë në një lidhje prej shumë kohësh dhe po planifikojnë tashmë të kalojnë në shtëpinë e  tyre që kanë blerë në Prishtinë. Afrona Dika ka festuar sot ditëlindjen dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë dedikimi emocionues i Blero Muharremit. Ky i fundit në një status në rrjetet sociale, shkruan se trupi i saj, shpirti i saj, sytë e saj janë gjithçka për të.

Dedikimi i Bleros për partneren e tij 

“Shpirti yt, zemra jote, personaliteti yt, prekja jote, sytë e tu, buzëqeshja jote, aroma jote, ngrohtësia jote, karakteri yt, refleksioni yt. Bota ka nevojë për njerëz si ty! Por unë kam nevojë më shumë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e përjetshme! Ti je bota ime,”- shkruan Blero krahas një fotoje ku shfaqet duke puthur partneren e tij.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme