Sazani prej tre ditësh në flakë, opozita: Çfarë ka bërë Peleshi për përballimin e zjarreve, me lekët e Inceneratorëve blinin një helikopter! Kryemadhi: Qeveria shpërdoron buxhetin

TIRANË- Ishulli i Sazanit prej tre ditësh po digjet nga flakët dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e opozitës. Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti demokrat Arbi Agalliu i ka kërkuar llogari ministrit të Mbrojtjes që të shpjegojë se çfarë masash kanë marrë për përballimin e zjarreve, nisur nga një vit më parë ku vendi ynë gjatë sezonit të verës u përfshi nga zjarre të mëdha për shkak të temperaturave të larta.

Agalliu ironizoi duke thënë se me lekët e marra nga Inceneratorët, mund të kishin blerë një helikopter për shuarjen e zjarrit.

“Çfarë është bërë nga zjarret e vit të kaluar deri sot. A janë marra masa, a mund të kishim një helikopter zjarrfikës, mund të ishin hequr një sati e caktuar parash nga Inceneratorët për këtë ditë. Jemi vetëm në fillim e sezonit. Rama kishte nxjerr një postim që pritet të jetë një sezon i nxehtë, çdo të thotë kjo. A ka sot pushues në qytetin e Vlorës që nuk thith ajrin dhe tymin që del nga flakët e Sazanit e të mos flasim për municionet që përbën rrezik për ushtarët dhe zjarrfikësit”, tha Agalliu.

Një reagim ka patur edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila thotë se qeveria po shpërdoron fondet duke shpërblyer pronarët e inceneratorëve. Teksa ka shkruar për helikopterët ‘Cougar’ që ka Shqipëria, ku thotë se dy prej tyre janë jashtë për mirëmbajte, një ka dy vite në Itali pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca, një tjetër thotë Kryemadhi është në vendin tonë por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji. Ajo fton Ramën që t’i kundërshtojë sipas saj faktet që ka publikuar.

Ishulli i Sazanit prej 3 ditësh është në flakë ndërsa forcat e ushtrisë dhe punonjësit e zonave të mbrojtura po shuajnë zjarrin nga toka me mjete rrethanore. Burime për Report Tv thonë se asnjë nga 3 helikopterët Cougar që kanë kova me ujë nuk është në gjendje pune, pasi ndodhen në servis. Megjithatë, autoritetet thonë se situata është nën kontroll.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Ishulli i Sazanit prej tri ditësh në flakë, Kryemadhi: Shqipëria e papërgatitur ndaj çdo krize, buxheti i shtetit shpërdorohet për pronarët e inceneratorëve

1654510248_Screenshot3.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për situatën në Ishullin e Sazanit, që prej tri ditësh është përfshirë nga flakët.

“Mqs kryeministri Rama ka më shumë qef llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë: Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë “Cougar”.

Aktualisht sot: 2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar. I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca. Ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji.

Sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë “As” të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj. Edhe këta, punojnë vetëm pak orë dhe ngelen në tako. Ah po, është edhe helikopteri i shëndetësisë EC-135.

Në kohën kur Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen, buxheti i shtetit vazhdon të shpërdorohet me urdhër të Ramës për pronarët e inceneratorëve dhe PPP korruptive, që janë në fakt krenaria më e madhe dhe veprat e vetme të kryeministrit”, shkruan Kryemadhi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite