Agim Sulaj bashkon zemrat e 45 artistëve nga bota, pikturat për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri (FOTO)

E jashtëzakonshme, 45 artistë nga bota janë tashmë me mendje e zemër tek Shqipëria!

Piktori dhe karikaturisti me famë botërore, Agim Sulaj, që banon prej vitesh në Rimini të Italisë, e përjetoi me dhimbje ngjarjen që tronditi Shqipërinë më 26 Nëntor, ku një tërmet i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe banesa.

Për të kontribuar për vendin e tij, nga thellësia e shpirtit iu zgjua një thirrje për miqtë artistë në mbarë botën, për solidarizimin me dhimbjen shqiptare.

Dhe ndodhi mrekullia! 45 artistë nga vende të botës iu përgjigjën temës “Tërmeti dhe Shqipëria” me dedikime të një dashurie të pazakontë për vendin tone të vogël.

“Kjo ekspozitë nëpërmjet satirës, gjetjeve satiririke që shpeshherë i referoheshin shqiponjës së plagosur ose shpeshherë i referoheshin situatave të ndryshme që kalon kjo gjendje psikologjike, i ka bërë artistët ndërkombëtarë që të nxjerrin detajet. Pas tërmetit unë kam bërë një thirrje në rrjetet sociale: “Ju lutem të bëjmë një solidarizim për gjendjen e tërmetit në Shqipëri. U thashë që kam këtë ide që t’i referohemi situatës së tërmetit në Shqipëri, dhe për katër ditë më erdhi përgjigjja që më befasoi, 45 artistë sollën veprat që i dedikoheshin kësaj ngjarjeje të rëndë që pësoi Shqipëria”, tha Agim Sulaj

Me sytë dhe zemrën nga Shqipëria u ngrit kjo ekspozitë e kuruar nga Agim Sulaj, që titullohet “Shqipëria e pas tërmetit”. Veprat e sjella janë zemra e një ekspozite me tri cikle, ku në dy të tjerat përfshihet krijimtaria retrospektivë. 

“Ndryshe nga herët vitet e tjera, unë prezantoj këtë vit tri ekspozita. Ekspozita e parë rrëfen për herë të parë një Agim Sulaj të panjohur, ku janë skicat e liceut, të cilat unë i konsideroja të humbura. Është ekspozita e tablove në katin e parë që ka nostalgjinë, sidomos të detit të Vlorës, si dhe mbresat nga fëmijëria, si edhe gjetjet historike. Dhe e treta është kjo ekspozitë, që për fat të mirë në këtë vit Agim Sulaj vjen me të gjithë shokët e tij artistë nga e gjithë bota”, tha piktori i njohur Agim Sulaj. 

Ekspozita e çelur në Hotel Plazza përbëhet nga dosja me skica ku përfshihen punët më të veçanta të piktorit në rininë e tij dhe cikli i veprave në retrospektivë “rrënjët 3”, një cikël I mbarsur me kujtesën që nuk rresht për atdheun dhe me  plot risi tematike, të sintetizuara në forcën shprehëse të hiperealizmit që e karakterizon artin e Agim Sulaj në kohë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt