/ATSH-Xinhua/ - Presidenti i agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, Cai Mingzhao deklaroi gjatë një vizite në Bruksel dy ditë më parë se agjencia Hsinhua do të shërbejë si urë lidhëse mes popujve të Bashkimit Evropian dhe Kinës, ndërsa do të ndihmojë njëkohësisht për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
President i Hsinhuasë e bëri këtë deklaratë në Kolegjin e Evropës në qytetin e Bryzhit gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes së një ekspozite fotografike me rastin e 40 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe BE-së.
"Kolegët e mi më treguan që në gjuhën flamande, Bryzh do të thotë urë. Media është urë që bashkon popujt," deklaroi Cai.
"Hsinhuaja është e gatshme t'i tregojë popullit kinez imazhet e vërteta të Evropës përmes objektivit dhe lajmeve tona korrekte dhe njëkohësisht t'u tregojë evropianëve zhvillimin e vërtetë të Kinës, duke shërbyer si një urë që bashkon të dy popujt," u shpreh ai.
Cai theksoi se Kolegji i Evropës ishte një dëshmi e rëndësishme e miqësisë mes Kinës dhe BE-së. Më 1 prill të vitit të kaluar, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm në Kolegjin e Evropës, duke theksuar në mënyrë që marrëdhëniet mes Kinës dhe BE-së të avancojnë përpara të dy palët duhet të njohin më shumë njëri-tjetrin dhe duhet të krijojnë katër ura të paqes, zhvillimit, reformave dhe përparimit të njerëzimit.
Gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet mes Kinës dhe BE-së kanë hyrë në një rrugë të zhvillimit të shpejtë, ndërkohë që ekziston një nevojë e ngutshme për krijimin e urave më të gjera e më të përshtatshme të komunikimit mes mediave të të dy palëve, deklaroi ai.
Jorg Monar, rektori i Kolegjit të Evropës, gjatë ceremonisë u shpreh se besonte që agjencia kineze e lajmeve Hsinhua mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave të vërteta lidhëse mes Kinës dhe BE-së.
Monar vuri në dukje se në fjalimin e tij në Kolegjin e Evropës vitin e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping theksoi nevojën dhe rëndësinë që evropianët të njohin dhe kuptojnë më mirë Kinën, ndërsa agjencia Hsinhua mund të luante rolin e saj në këtë aspekt përmes shërbimeve të saj të lajmeve.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Kinës me Komunitetin Ekonomik Evropian 40 vjet më parë rriti edhe më tej besimin në të ardhmen e komuniteteve evropiane si aktor ndërkombëtarë, theksoi ai.
Më 6 maj të vitit 1975, Kina vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Ekonomik Evropian, një degë e Komunitetit Evropian, që është pararendëse e Bashkimit Evropian, dhe themeloi misionin diplomatik në këtë organizatë në Bruksel në shtator të atij viti.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndihmoi komunitetet evropiane të konsolidonin pozitat e tyre në arenën ndërkombëtare në atë kohë, deklaroi Monar, duke shtuar se marrëdhëniet mes Kinës dhe BE-së sot janë zgjeruar përtej aspektit ekonomik drejt fushave të tjera të sigurisë dhe aspektit politik.
Ekspozita me foto të përzgjedhura nga arkivi i agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua u organizua nga Hsinhuaja dhe Kolegji Evropian, dhe pasqyronin momente të vizitave dhe shkëmbimeve të nivelit të lartë si dhe ngjarje kulturore.
Yang Yanyi, kreu i misionit kinez në BE, mori gjithashtu pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës fotografike.
/Shqiptarja.com