TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg 4 të arrestuarit si rekrutues të luftëtarëve për ISIS. Arrestimi i tyre pas sjelljes së dosjes nga agjencitë e huaja inteligjente. Zbardhet skema se si funksiononte grupi me shtrirje në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Nga ana tjetër reagojnë familjarët: “S’kemi bukë të hamë e jo të mbështesim ISIS”, shprehen ata.

Seanca tek Krimet e Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg berberin Ergys Faslia, mjekun Bekim Protopapa, Xhezair Fishtin dhe Medat Hasanin, të cilët u arrestuan dy ditë më parë në Shkodër, si të dyshuar për terrorizëm.

Seanca e sotme gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, madje u kryen edhe kontrolle me qen antieksploziv.

Sipas policisë, arrestimet u bënë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandonin nxitjen e urrejtjes, bënin rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS.

Gjithashtu sipas policisë, ata akuzohen se mbështesnin me logjistikë e financime ISIS, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.

Celula u zbulua nga shërbimet inteligjente partnere
E konsideruara si dosja “Xhihadi 2”, Celula e drejtuar nga berberi Ergys Faslia konsiderohet si një ndër operacionet më të suksesshme të Policisë së Shtetit për nga rëndësia e parandalimit të akteve terroriste.

Burime për ReportTv nga grupi hetimorë bënë me dije se kjo celulë nën drejtimin e Faslis dhe koordinimin e mjekut Bekim Protopapa është zbuluar falë shërbimeve inteligjente partnere të cilat prej një jave kanë sjell pranë antiterrorist një material voluminoz për aktivitetin e tyre të kundraligjshëm.

Sipas të njëjtave burimeve, ky grup ishte aktiv në nxitjen e urrejtjes fetare në rajonin e veriut me bazë në qytetin e Shkodrës dhe rekrutimit të luftëtarëve për luftën e Xhihadit drejt Sirisë me të rinj nga zonat e  varfëra të Shqipërisë e Kosovë.

Janë këto pamjet kur të arrestuarit nën masa të rrepta sigurie mbërrijnë në gjykatën, ku pak minuta para seancës ambientet u kontrolluan dhe me qen antiekspolizv.
Gjykata e Krimeve të rënda i la në burg të katër të arrestuarit mes tyre Ergys Faslia, Bekim Protopapa, Medat Hasani, Xhexahir Fishti.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura pranë krimeve të rënda të 4 të arrestuarit nuk kanë respektuar gjykatën duke mos u çuar në këmbë gjatë komunikimit të akuzës ndërsa Faslia dhe Protopapa kanë refuzuar të mbrohen dhe me avokat duke deklaruar se mbrojjia e tyre është ‘Allahu’.

Familjarët e tyre kanë mohuar akuzat, ndërsa shprehen se ky arrestim vjen vetëm për shkak të besimit që ndjekin Ergysi dhe Bekimi.

Bekim Protopapa mjeku i cili prej 5 vitesh shërben në Rec të Dibrës rezulton se ka qenë pjesmarrës dhe në seancat gjyqësore gjatë procesit të Imamëve të vetëshpallur tashmë të dënuar nga Krimet e Rënda.

Faslia, Protopama dhe dy bashkëpunëtorët e tyre u ndaluan të shtunën pasdite pasi me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj tyre u caktua masa e sigurisë arrest me burg me akuzën e nxitjes së urrejties fetare dhe rekrutimit të luftëtarëve për Xhihad.

Ky operacion u shtri në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri ku në total u prangosën 16 persona mes tyre 5 shqiptarë.

masa e sigurise masa te rreptka kontrrolle me qen


(d.b/er.nu/shqiptarja.com)